Rita Ora në lidhje serioze me Roman Gavras
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka shijuar një shëtitje gjatë natës në Londër, ndërsa ka zbuluar identitetin e të dashurit të saj të ri.
29-vjeçarja ka thënë se ajo ka filluar romancën se krijuesin e videove muzikore, Romain Gavras, pasi edhe u pa nën shoqërinë e tij, shkruan Daily Mail.
Krijuesja e hiteve si duket ka dalë për të drekuar, disa ditë pasi ajo u kthye nga ferma në të cilën qëndroi gjatë pandemisë coronavirus.
Me një veshje komplet të bardhë, Rita ka mahnitur me dukjen, ndërsa flokët kishte vendosur t’i mbante të lidhura lartë kokës.
Këngëtarja shqiptare është fotografuar jashtë ‘Soho House’, derisa po bisedonte me miqtë e saj.
Imazhet e fundit tregojnë se këngëtarja shqiptare është në një lidhje serioze, me Romain.