Dafina Zeqiri ironizon me komentet e serbëve, publikon video satirike
Kohëve të fundit, shumë artistë shqiptarë i janë bashkuar peticionit për Apple, ku kanë kërkuar vendosjen e Kosovës në hartë.
Për këtë ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila përmes një fotografie ka kërkuar që të respektohet vendi i saj.
Ndërkaq, komentet në postimin e saj nuk kanë shpërthyer nga komentuesit serb, duke e cilësuar Kosovën si pjesë të Serbisë.
Dafina, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka ironizuar me komentet, teksa ka publikuar një imazh satirik.
“Serbia, thotë Kosova është Serbi. Shqiptarët duke ditur se nuk është”, ka qenë mbishkrimi në videon e publikuar.
Ajo shfaqej duke qeshur me zë të lartë, ndërsa la të nënkuptojë se po ironizon me komentet që po bëhen.