Rita Ora me mesazh prekës i kërkon Apple vendosjen e Kosovës në hartë
Këngëtaret me origjinë kosovare janë mobilizuar që ta vendosin Kosovën në hartën e kompanisë Apple. Tashmë, atyre iu është shtuar edhe Rita Ora.
Znj.Ora e ka postuar një mesazh tjetër në rrjetet sociale të saj duke shkruar: “Do të doja të shihja kompaninë Apple duke i vetëdijësuar njerëzit me vendosjen e Kosovës në hartën e saj! Shqipëria dhe Kosova janë të mbushura me talente të mrekullueshëm, dhe unë jam shumë krenare me të gjitha gratë e fuqishme dhe talentuara që përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Po shpërndajmë dashuri, paqe, harmoni dhe unitet së bashku me koleget e mia Bebe Rexha, Dua Lipa, Era Istrefi, Dafina Zeqiri dhe Ava Max dhe shumë të tjera”.
Ora para disa vitesh ishte emëruar ambasadore nderi e Kosovës në botë pas sukseseve të saj në muzikën pop, shkruan Periskopi.
Edhe këngëtarja Dua Lipa e kishte bërë të njëjtën gjë para disa ditësh, ku ishte sulmuar ashpër nga publiku serb. /Periskopi