Studimi: Koronavirusi mund të përcillet seksualisht, dhe të çojë në infertilitet te meshkujt
Studimi i fundit për koronavirusin përnjëmend godet ulët. Ai pretendon që koronavirusi jo vetëm që mund t’ju lë pa shijuar ushqimet dhe pa nuhatur aromat – por edhe mund t’i çojë njerëzit drejt infertilitetit dhe mund të transmetohet seksualisht.
Studimi, i publikuar muajin e kaluar në JAMA, një revistë shkencore mujore që mundësohet nga Shoqata Mjekësore Amerikane, gjeti prezencën e Covid-19 në 15% të mostrave të mbledhura të spermës.
Hulumtuesi Dr.John Aitken e lidhi atë me virusin Zika. “Duhet të theksohet që spermatozoidët kanë një kapacitet të demonstrueshëm për të mbajtur infeksione virale nga meshkujt te traktet reproduktive të femrave, siç ndodh gjatë transmetimit seksual të Zikas, për shembull,” tha ai, përcjell Periskopi nga NyPost.
Studimi po ashtu zbuloi që Covid-19 në spermën njerëzore “çon në ndërtimin e angiotensinës II, i cili është një hormon që rregullon funksionin e veshkëve dhe të shtypjes së gjakut. Nivelet e rritura të këtij hormoni shkaktojnë një përgjigje imunitare kundër grimcave të virusit Covid-19 që rrisin mundësinë e specieve reaktive të oksigjenit që shkaktojnë vdekjen e qelizave… ekspozimi i zgjatur në nivelet e ngritura të angiotensinës mund të çojë në vdekjen e qelizave në spermë.”
Ky studim shton se kjo mund të çojë “përfundimisht në humbjen e fertilitetit mashkullor.” /Periskopi