Në prag të fejesës ndahen Oriola Marashi dhe Eros Grezda

Në prag të fejesës ndahen Oriola Marashi dhe Eros Grezda

Me veprimin e fundit çifti i kanë shokuar të gjithë.

Muaj më parë u raportua se Orila Marashi dhe Eros Grezda e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre pasi dy familjet e çiftit janë takuar, shkruan lajmi.net.

Madje thuhej se po pritet përfundimi i pandemisë për ta zyrtarizuar marrëdhënien me fejesë.

Mirëpo, duket se planet nuk kanë shkuar siç duhet dhe Oriola dhe Eros mund të jenë ndarë. Kjo pasi ndjekësit e tyre kanë vënë re se çifti nuk ndiqet më në Instagram.

Nuk dihet se çfarë ndodhi por kohët e fundit Oriola nuk është parë më në shtëpinë e futbollistit apo në ambiente të përbashkëta, teksa më herët nuk mungonin postimet e shumta në rrjete sociale.

Shpërndaje në: