Eli Fara poston foton e 31 viteve më parë
Këngëtarja Eli Fara ka ndarë në Instagram një foto të saj 31 vite më parë dhe duket si një ikonë e modës dhe bukurisë të atyre viteve.
“1989!Korçë”, shkruan krah fotos ku Eli ka qenë 22 vjeç dhe tiparet e saj janë mjaft dominuese dhe harmonike me fytyrën.
Me këtë foto ajo mori komplimente të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e saj.
Komenti më epik ishte i mikes së këngëtares, Aurela Gaçes:
“Çfarë ylli domethënë, nam. Nëpër rrugët e Korçës kur kaloje, kushedi çfarë trazirash shkaktoje. Edhe ta bëra me rimë, fol po deshe.”
Kujtojmë se Aurela dhe Eli janë mikesha prej shumë vitesh dhe e kanë suportuar njëra-tjetrën gjatë karrierës së tyre.