Sabriu e uron vajzën me një foto nga arkiva: Bukuria ty nuk të humbë kurrë

Sabriu e uron vajzën me një foto nga arkiva: Bukuria ty nuk të humbë kurrë

Sabri Fejzullahu e uroi vajzën me një foto të vjetër.

Vajza e këngëtarit të njohur Sabri Fejzullahu, Adelina, me këtë datë feston ditëlindjen e 46-të, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes, Sabriu zgjodhi fjalët më të mira për të, ndërsa publikoi një foto të shkrepur shumë vite më parë.

“Ke qen shume e vogel Sydetja e babit.Sot i ke mbushur 46 vjet?? sa shpejte. E postova kete foto kur ishe e voooggeel.Me shpirte te uroj me i gezu edhe 100 tjera e shendeteshme se bukuria Ty nuk te humbe kurr.Te dua me shpirte Adelina Babit❤️“, shkruan këngëtari.

Kujtojmë se Sabri Fejzullahu muaj më parë mbajti koncert në qendër të Prishtinës, për qytetarët që qëndronin të izoluar në shtëpi.

Shpërndaje në: