Përse duhet të masturboni edhe kur jeni të martuar?
Masturbimi mund t’ju duket si lojë e beqarëve, por sesionet e rregullta ‘solo’ kanë efekte të mahnitshme në shëndetin e martesës.
Hulumtime të shumta tregojnë se masturbimi e përmirëson lumturinë, ua ngritë vetëbesimin dhe i zvogëlon nivelet e stresit – të gjithë këta faktorë kontribuojnë në një lidhje më të mirë.
Prandaj, ndalni dritat, mbylleni derën dhe bëhuni gati ta kënaqni vetveten.
Nëse këto arsye nuk ju duken mjaft bindëse, atëherë më poshtë i keni gjashtë arsye tjera të cilat do t’ju bindin të masturboni pavarësisht statusit martesor:
– Masturbimi ndihmon në ngritjen e dëshirës seksuale, e gjithashtu e mirëmban edhe funksionin e shëndetshëm të organeve seksuale
– Masturbimi mundëson që të keni një jetë aktive të mbushur me fantazi seksuale
– Përmes masturbimit ju kujdeseni për veten, që do të thotë se jeni përgjegjës për kënaqësinë e vetes.
– Lidhja e kujt nuk është më e mirë kur nuk kanë stres? Masturbimi e mbushë trupin me endorfine – hormone të cilat na bëjnë të ndjehemi mirë – dhe ata që janë në lidhje të gjatë mund të përfitojnë nga vetëdashuria.