Nga ilaçet te recetat në shtëpi: Si mund të trajtohet humbja e nuhatjes

Nga ilaçet te recetat në shtëpi: Si mund të trajtohet humbja e nuhatjes

Anosmia është humbje e pjesshme ose e plotë e shqisës së të nuhaturit dhe mund të jetë e përhershme ose e përkohshme. Kushtet e zakonshme që irritojnë hundën – të tilla si alergjitë por edhe sëmundje si Covid-19 së fundmi – shkaktojnë anosmi të përkohshme.

Kushtet më të rënda – si trauma që prekin trurin dhe nervat – shkaktojnë humbje të përhershme. Anosmia zakonisht nuk është serioze, por sigurisht që mund të ndikojë në cilësinë e jetës së një personi, për sa kohë nuk nuhat dhe nuk shijon ushqimin, sepse mbi humbjen e aftësisë së nuhatjes për shkak të koronavirusit, kjo shqisë është e lidhur edhe me shijimin.

Si trajtohet humbja e nuhatjes?

Trajtimi varet nga shkaku. Nëse nuhatja është bllokuar për shkak të një infeksioni, si ftohje e zakonshme, alergji, sinus, grip ose Covid-19, mund të këshilloheni me mjekun. Zakonisht trajtimi përfshin:
– marrjen e antibiotikëve për infeksionet bakteriale;
– ndërprerje të duhanit;
– spërkatjet e hundës;
– ilaçe që sigurojnë lehtësim afatshkurtër për hundët e bllokuara.

Për njerëzit që kanë pësuar humbje të përhershme të nuhatjes nuk ka ende një trajtim specifik, ndërsa ata me humbje të pjesshme mund të shtojnë aromatizues në ushqim.

Disa nga produktet më efektive për të përmirësuar nuhatjen:

Nga ilaçet te recetat në shtëpi: Si mund të trajtohet

Hudhra ka fuqi anti-inflamatore dhe përmirëson zonën e brendshme të hundës. Thërrmoni katër thelpinj hudhër dhe shtojini në një filxhan me ujë të zierë. Lëreni të vlojë për dy minuta dhe më pas shtoni një majë luge me kripë. Pijeni përzierjen teksa është ende e nxehtë, dy herë në ditë.

Nga ilaçet te recetat në shtëpi: Si mund të trajtohet

I pasur me vitaminë C, antioksidantë dhe veti të forta anti-mikrobike, limoni ka fuqi edhe për të përmirësuar hundët e bllokuara. Shtrydhni lëngun e limonit në një gotë me ujë të ngrohtë dhe shtoni një lugë çaji me mjaltë. Pijeni dy herë në ditë.

Nga ilaçet te recetat në shtëpi: Si mund të trajtohet

Vaji i ricinit (kastorit) ka fuqi antioksiduese, anti-inflamatore dhe lehtëson dhimbjet si edhe zhbllokon hundët. Hidhni një pikë vaj të ngrohtë kastori në hundë. Praktikojeni dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë, para se të flini.

Nga ilaçet te recetat në shtëpi: Si mund të trajtohet

Vetitë anti-mikrobike dhe anti-inflamatore i bëjnë gjethet e mentes një mënyrë të mirë për të përmirësuar gjendjen e hundës, fytit dhe kraharorit. Zieni 10-15 gjethe menteje me një filxhan ujë. Shtoni një lugë gjelle me mjaltë dhe pini përzierjen.

Nga ilaçet te recetat në shtëpi: Si mund të trajtohet

Aroma e fortë e xhenxhefilit ju stimulon shqisat e nuhatjes. Mund ta konsumoni në formën e një çaji ose të përtypni pak për të përmirësuar shqisën e nuhatjes.

Nga ilaçet te recetat në shtëpi: Si mund të trajtohet

Uthulla e mollës vepron si nxitëse e nuhatjes dhe ka veti antibakteriale. Pini një përzierje të uthullës së mollës, mjaltit dhe ujit 3 herë në ditë.

Nga ilaçet te recetat në shtëpi: Si mund të trajtohet

Mungesa e zinkut shkakton edhe probleme me shijimin dhe nuhatjen ndaj duhet t’i konsumoni për të përmirësuar shqisat – fasule, avokado, manaferra, boronicë, mjedër, drithëra, produktet e qumështit, qiqrat, arrat, bajamet etj.

Nga ilaçet te recetat në shtëpi: Si mund të trajtohet

Era e kanellës përmirëson aftësinë e nuhatjes për shkak të aromës së fortë.

Nga ilaçet te recetat në shtëpi: Si mund të trajtohet

Mos harroni të qëndroni gjithnjë të hidratuar.

Shpërndaje në: