Del autopsia, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores Naya Rivera
Është bërë më në fund publik, versioni zyrtar i shkakut të vdekjes së aktores Naya Rivera, trupi i së cilës u gjet ditën e djeshme në ujërat e liqenit Piru.
Kështu, në raportin e Zyrës së Kontrollit Mjekësor të Ventura-s, thuhet se aktorja ka ndërruar jetë duke u mbytur, ndërsa në trup nuk janë gjendur shenja të alkoolit apo drogës. Më tej, në raport thuhet:
“Gjetjet e autopsisë përshtaten me mbytjen dhe gjendja e trupit është në përputhje me kohën kur ajo ishte zhytur. Në autopsi nuk u identifikuan lëndime traumatike ose sëmundje. Nuk ka asnjë indikacion nga hetimi apo ekzaminimi që droga ose alkooli luajtën një rol në vdekjen e saj, por ekzemplarët do të dorëzohen për testimin e toksikologjisë”.
Aktorja e ndjerë Rivera, ishte duke shëtitur në një varkë në liqenin Piru në 8 korrik, bashkë me të birin katër vjeçar Josey, kur është raportuar e zhdukur.
Thuhet se aktorja është mbytur gjatë përpjekjeve për të shpëtuar të birin, teksa ky i fundit u gjet duke fjetur i vetëm në varkë. Vogëlushi gjatë pyetjeve që i kanë bërë policia e rajonit, është shprehur se e ëma është futur për t’u larë, por nuk është ngjitur më në varkë…