Çmimi i lartë i fustanit që Dafina e veshi në paraqitjen e fundit
Dafina Zeqiri shpenzon shumë për dukjen.
Dafina Zeqiri vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjet atraktive, teksa shpenzon shumë për veshje, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ajo ishte e ftuar në një emision, ku u shfaq e veshur me një fustan të zi të brendit “Balmain”.
Ky fustan, që ia zbulonte linjat dhe tatuazhet e shumta Dafinës, sipas “What they wearin” ka çmimin 4.490 euro.
Kujtojmë se dy projektet e fundit muzikore të Dafinës janë “Aman” në bashkëpunim me Ledrin dhe Lumin si dhe “La vida” në duet me Gee Dixon.