Jada Pinkett pranon publikisht përballë të shoqit se ka qenë e lidhur me këngëtarin!

Jada Pinkett pranon publikisht përballë të shoqit se ka qenë e lidhur me këngëtarin!

Pas deklaratës së zhurmshme të këngëtarit amerikan, August Alsina (i cili pretendonte se ka patur një lidhje dashurie me Jada Pinkett Smith – bashkëshorten e Will Smith dhe se ky i fundit, e kishte miratuar marrëdhënien), çifti vendos të ulet përballë njëri tjetrit dhe të tregojë versionin real të historisë.

Dje (e premte), gjatë edicionit të veçantë të “Red Table Talk” të publikuar në Facebook, Jada pranoi se ka patur diçka me këngëtarin, por gjatë kohës që ajo dhe Will ishin thuajse të ndarë.

Jada Pinkett pranon publikisht përballë të shoqit se ka qenë

Sipas saj, kur nisi romanca me 27-vjeçarin, periudha që po kalonte me të shoqin ishte shumë e vështirë, aq sa menduan se ” nuk do të mund t’ja dilnin më kurrë”.

Në vazhdim të bisedës, ishte Will Smit ai që e shtyu të shoqen të sqaronte njëherë e mirë si qëndronte e vërteta e historisë me Alsina-n.

“Ne ishim të ndarë! Që nga ajo kohë, unë u përfshiva në një lloj marrëdhënieje me August. Në një lidhje. Isha duke vuajtuar shumë dhe ndihesha e thyer.”- u shpreh Jada.

Përsa i përket faktit nëse Will i dha leje të shoqes, kjo e fundit e mohoi duke thënë se “i vetmi njeri që mund të jepte leje në rrethana të tilla ishte vetja e saj”.

“E dija që ai mund ta perceptonte këtë si leje nga ana e Smith sepse ne ishim ndarë miqësisht dhe mendoj që ka dashur ta bëjë të qartë që nuk një shkatërrues familjesh. Në fakt, nuk është!”- vazhdoi ajo, duke shtuar se prej shumë vitesh nuk ka më asnjë kontakt me reperin.

Teksa ajo tregonte, aktori ndaloi për ta pyetur se çfarë ishte duke kërkuar nga marrëdhënia që nisi me Alsina-n, 4 vite më parë.

Jada Pinkett pranon publikisht përballë të shoqit se ka qenë

“Unë doja thjesht të ndihesha mirë. Kisha shumë kohë që s’ndihesha mirë.”

Jada dhe Will u shprehën se kishin bërë gjithçka për të qëndruar larg njeri-tjetrit vetëm për të arritur në përfundimin që kjo s’ishte e mundur. Pavarësisht periudhës së vështirë, Pinkett Smith tha se ajo dhe i shoqi kanë arritur në pikën e “dashurisë pa kushte”.

“Nuk isha i sigurt nëse do të të flisja më ndonjëherë me gojë, por pastaj kujtova marrëveshjen që kemi bërë. Që vitin e parë të martësës të kam thënë se do të të doja, pavarësisht gjithçkaje.”- tha Will dhe të dy e mbyllën bisedën duke thënë në të njëjtën kohë: “Përjetësisht martesë e keqe!”

Burimi: CNN

Shpërndaje në: