Çiftet e famshëm të filmave që janë kokë e këmbë të dashuruar
Mila Kunis & Ashton Kutcher
Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë luajtur çiftin e dashuruar të adoleshentëve Jackie & Kelso në serialin “That 70’s show”, nga 1998 deri në 2006-ën. Pak vite më vonë, çifti e bëri publike lidhjen dhe në jetën e vërtetë. Marrëdhënia e tyre ka patur uljet dhe ngritjet e veta. Pas divorcit të Kutcher nga Demi Moore, aktori nisi një lidhje me Kunis në 2012-ën. Çifti u martuar në vitin 2015 dhe tani kanë dy fëmijë bashkë.
Angelique Boyer & Sebastian Ruli
Nëse jeni një ish-ndjekës i flaktë i telenovelave spanjolle, me siguri i njihni këta aktorë. Çifti kanë luajtur së bashku në serialin “Teresa”, ku Angelique luan rolin e manipulatores që përpiqet të joshë Arturon, pasanikun që luhet nga Sebastian Ruli. Këtë e arriti mesa duket jo vetëm në serial, pasi në 2014-ën çifti u martua.
Kit Harington & Rose Leslie
Ndërsa marrëdhënia e Jon Snow dhe Ygritte nuk përfundoi siç duhet në serialin “Game of thrones”, duket se gjërat kanë shkuar më mirë në jetën e vërtetë. Pas 5 vitesh lidhje, Harington dhe Lelsie shpallën fejesën në 2017-ën.
Ryan Gosling & Eva Mendes
Nuk është hera e pare që Ryan Gosling përfshihet në marrëdhënie me koleget e tij.Aktori u njoh me Eva Mendes në 2011-ën gjatë xhirimit të filmit “Place beyond the Pines”. Çifti kanë dy vajza së bashku.
Kristen Bell & Dax Shepard
Dyshja filluan takimet e tyre në vitin 2007. Ata kanë bashkëpunuar në filmat “When in Rome” (2012) dhe “Hit and Run” (2013). Në po këtë vit, ata janë martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve. Së fundmi, Dax ka edhe një rol të vogël në serialin “The good place”, ku protagoniste është Kristen.
Emily Blunt & John Krasinki
Emily dhe John kurorëzuan martesën në 2010-ën dhe 8 vite më vonë ishin protagonistët e filmit thriller “A quiet place”, drejtuar nga Krasinki.
Javier Bardem & Penelope Cruz
Teksa Javier Bardem dhe gruaja, Penelope Cruz luanin së bashku si një çift më pak i lumtur në “Vicky Cristina Barcelona”, të Woody Allen, të dy kanë qenë një çift shumë i lumtur në jetën reale. Bardem dhe Cruz filluan të dilnin në 2007, u martuan në vitin 2010 dhe kanë dy fëmijë së bashku.
Lista e çifteve, të cilët u njohën në xhirimet e një filmi është shumë më e gjatë, por pjesa më e madhe e tyre janë ndarë gjatë viteve. Kujtojmë këtu çiftin e famshëm Brad Pitt-Angelina Jolie, Zac Efron-Vannesa Hudgens, etj.
Burimi: Best Life Online.