Ali Ahmeti: Thaçi e Veseli nuk janë vetëm individë, kanë udhëhequr UÇK-në
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se Thaci, Veseli dhe të tjerët nuk janë individë, por janë UCK-ja.
“Cdo dokument është i pastër si loti, cdo urdhër është i pastër si loti dhe këto janë dëshmuar në Hagë. Nuk mund t’i quash individë, sepse ata kanë udhëhequr luftë, organizatë. Këtu duhet parë një cështje, Dhomat e Specializuara vijnë në një moment tepër delikat për Kosovën sepse përndryshe mundet cështja të ndërlikohej edhe më shumë dhe të kalonte pranë organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ai në RTK./Periskopi/