Në vizitën e parë të shtatzënisë, duhet patjetër të vini në dijeni mjekun për këto tema
Gjatë diskutimit me mjekun, ka shumë mundësi që të flisni për temat e mëposhtme:
– Detaje të shtatzënive të mëparshme.
-Kohëzgjatja tipike mes periodave.
-Dita e parë e ciklit të fundit menstrual.
– Përdorimi i kontraceptivëve.
– Barnat me recetë apo pa recetë, që po përdorni.
-Alergjitë që keni.
-Sëmundjet që mund të keni pasur apo që keni aktualisht.
– Operacione të mëparshme, nëse keni bërë.
– Mjedisi i punës.
– Mënyra e jetesës, si: gjimnastika, ushqyerja, pirja e duhanit apo duhanpirja pasive, si dhe përdorimi i pijeve alkoolike apo drogave.
– Rreziku nga sëmundjet që transmetohen në rrugë seksuale, në rast se ju apo partneri jeni në një lidhje të hapur.
– Sëmundjet aktuale apo të shkuara shëndetësore, si diabeti: tensioni i lartë, lupusi apo depresioni, në familjen tuaj apo të partnerit.
– Historiku familjar shëndetësor i të dyja palëve, për foshnja të lindura me anomali apo sëmundje gjenetike.
– Detaje nga ambienti familjar, nëse ndiheni e sigurt dhe nëse keni mbështetjen e duhur në shtëpi.