97-vjeçarja që konsumon 22 birra në ditë

97-vjeçarja që konsumon 22 birra në ditë

Në rajonin Mechelen të Belgjikës, 97-vjeçarja është e njohur për të gjithë, sepse në atë moshë ajo është në gjendje të pijë më shumë se 22 birra në ditë, edhe përtej mundësisë së një konsumatori standard.

Robertine Houbrechts, ky është emri i gruas së vjetër 97 vjeçare e cila hyn në lokalin e “Fanny Waegemans” çdo ditë ku e ka bërë zakon që të konsumojë nga 15 në 22 gota birrë në ditë.

“Vjen këtu çdo pasdite. Ajo kështu mban veten në formë. Asnjë dietë, asnjë sport. Për tetë orë nga pasditja deri në mbrëmje, ajo qëndron këtu duke bërë një jetë sociale të shëndetshme duke e shoqëruar edhe me pije”, thotë i entuziazmuar Fanny, prionari i lokalit. Dita e vetme kur gjyshja e moshuar 97 vjeçare nuk shkon në bar është e mërkura, dhe kjo vetëm për faktin sepse vendi është i mbyllur në atë ditë të javës.

Shpërndaje në: