95% e ushqimeve për fëmijë përmbajnë metale toksike

95% e ushqimeve për fëmijë përmbajnë metale toksike

Mjekët kanë kërkuar nga prindërit të jenë të vetëdijshëm në ushqimin e fëmijëve të tyre, pasi një studim i ri ka zbuluar se 95% e ushqimeve në SHBA përmbajnë metale toksike.

Raporti i organizatës së Healthy Babies Bright Futures tregon se një nga katër ushqimet për fëmijë përfshin arsenik, plumb, kadmium dhe merkur.

Dr. Lovecchio thotë se profesionistët e shëndetit kanë qenë të vetëdijshëm për këtë çështje, por thotë se gjithçka varet nga dozat që fëmijët po hanë, dhe shton se është akoma shumë herët për të treguar se si kjo mund të ndikojë tek një fëmijë.

Dr. Lovecchio thotë se ushqime të caktuara janë më të larta në këto metale, siç janë patatet e ëmbla, karrotat dhe çdo ushqim me bazë orizi.

Disa nëna kanë qenë të vetëdijshme për këtë çështje, dhe thonë se ato tashmë kanë bërë ndryshime.

Profesionistët e shëndetit janë akoma duke analizuar se çfarë do të thotë kjo. Ndërkohë, Dr. Lovecchio thotë se këto metale toksike janë kudo, dhe thotë se është e paarritshme të kesh metale zero në dietë, sepse ato janë në tokë.

Dr Lovecchio gjithashtu thotë se këto nivele janë të ulëta, dhe se mund të mos jetë një rrezik, por i takon secilit prind të vendosë se sa prej këtij lloji të ushqimit duan që fëmija i tyre të hajë, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në: