93% e lexuesve të portalit më të madh në Portugali duan që Ramos të luajë para Ronaldos
Emri i Ronaldos po qarkullon gjithandej në media Botërori, pas vendimit të trajnerit Santos që ai të mos luajë nga fillimi në ndeshjen e eliminimit direkt kundër Zvicrës.
Ronaldo u zëvendësua nga Goncalo Ramos që shkëlqeu me tre gola ndaj Zvicrës e që ndeshja u mbyll në 6:1, shkruan Periskopi.
Kështu, 93.3% të lexuesve të portalit më të madh sportiv në Portugali (ABola) duan që Goncalo Ramos të startojë para Ronaldos në ndeshjen ndaj Marokut.
Gjithashtu, në media qarkulloi edhe lajmi se Ronaldo pas këtij vënimi nga Santos ka kërkuar të largohet nga kampi i Portugalisë.
Por, një gjë të tillë e ka mohuar kategorikisht Federata e Futbollit e Portugalisë që tha se spekulimet e tilla janë të pavërteta dhe I bëjnë dëm Kombëtares dhe Ronaldos.