90 mijë fansa prezent në ‘Wembley’ për finalen e Euro 2020
Fansat e futbollit qartazi janë të ngazëllyer për Euro 2020 këtë verë.
Kompeticioni do të luhej vitin e kaluar, por Covid-19 ndikoi që të shtyhet për t’i lënë ligat nacionale të përfundohen, transmeton Periskopi.
Ishte një vendim që u desh të merrej dhe marrë parasysh situatën në të cilën gjendet Evropa këtë vit në raport me virusin, pati shqetësime se fansat nuk do të lejoheshin në Euro 2020.
Mirëpo, tash duket se fansat do të lejohen të marrin pjesë në shtatë ndeshjet që do të luhen në ‘Wembley’ të Anglisë.
Të hënën, Kryeministri Boris Johnson zbuloi planin me katër hapa për t’i qetësuar masat e karantinës dhe u potencua se fansat do të lejohen nëpër stadiume nga 17 maji.
Një muaj e pak më vonë, më 21 qershor, shumica e masave të Anglisë pritet të largohen nga qeveria, gjë që do të lejonte rikthimin e turmave në stadium për gjashtë ndeshjet që do të luhen në ‘Wembley’ pas asaj date.
Në fakt, ne madje mund të shohim 90 mijë fansa prezent për finalen e Euro 2020 më 11 korrik.
Siç raporton ‘The Sun’, ministrat janë të vendosur ta mbushin ‘Wembleyn’ në finale duke përdorur aplikacionin NHS, që tregon se jeni vaksionuar kundër Covid-19. /Periskopi.com/