9 gjërat e papritura që tregojnë se martesa juaj nuk do të zgjasë shumë
Arsyet që ju dërgojnë drejt divorcit.
Të gjithë njerëzit e duan atë dashuri për një jetë, por praktika tregon se ky lloj skenari është një përjashtim i rrallë nga një realitet i ashpër. Në Evropë, njerëzit kanë filluar të divorcohen 2,5 herë më shpesh dhe të martohen 2 herë më rrallë brenda 50 viteve të fundit.
E mira është që parashikimi i shkurorëzimit është i mundur dhe mbështetet me kërkime shkencore, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.
Numri i buzëqeshjeve gjatë fëmijërisë tuaj
Shkencëtarët u munduan të vërejnë se në cilën moshë mund të dallohet se a do të zgjasë martesa juaj apo jo. Pjesa e rrudhave tek buzët dhe anash syve janë shenjat që i ndihmuan shumë shkencëtarët që të zbulojnë dallimin. Personat që dalin në foto më serioz kanë më shumë mundësi që të ndahen, kurse ata që buzëqeshin në foto ndahen më pak.
Toni emocional i zërit
Sipas studimeve toni i zërit ka shumë rëndësi në një bisedë. Duke marrë parasysh që përmes tonit të zërit ne shprehim emocione të forta.
Kolegët e gjinisë së kundërt
Duke u bazuar në disa studime, personat që punojnë më shumë më gjininë e kundërt kanë mundësi shkurorëzimi 15%.
Edukimi i nënës
Fëmijët që prindërit e tyre janë ndarë më shumë e sidomos nëna, kanë shanse më të mëdha për divorc. Kjo pasi që nëna merret me edukimin e fëmijëve më shumë dhe fëmijët fillojnë të kopjojnë prindërit.
Injorim i konfliktit
John Gottman emëroi 4 kujdestarë të divorcit të afërt: përçmim, pozicionin e një viktimë, kritikë dhe injorim të konflikteve. Është mirë që të përballeni apo diskutoni problemet mes vete, injorimi i partnerit ju drejton nga divorci.
Reagimi negativ i bashkëshortit në shoqërinë e partneres
Shkencëtarët analizuan lidhjen e 373 çifteve, mbi 16 vjet martesë. Doli që 46% e çifteve ishin divorcuar nga viti i tyre i 16-të i martesës, dhe shpesh kritikat e burrit për miqtë e gruas së tij në vitin e parë të martesës së tyre parashikuan se prishja në të ardhmen.
Efektet e jetesës së qiftit të sapomartuar
Qiftet që filluan lidhjen e tyre në një mënyrë shumë romantike, kanë mundësi më shumë të ndahen dhe të mos kenë një martesë të lumtur.
Varfëria dhe jovarfëria
Lidhja juaj varet shumë nga të hyrat financiare, vështirësitë e jetesës rriten më shumë në momentin e bashkëjetesës.
Shtrat i ngushtë
Shkencëtarët zbuluan se 30% deri në 40% e qifteve e bëjnë gjumin në shtretër të ndarë. Në fakt kjo është e mirë sepse ndodh që më pak të keni probleme me divorcin. Nëse dëshironi ta mbani lidhjen tuaj të fortë, sigurohuni të bëni një gjumë të mirë.