Kujdes: Këto janë shenja se ju mungon vitamina D
Vitamina D ndihmon në forcimin e eshtrave dhe muskujve, dhe mungesa e saj mund të çojë në probleme shëndetësore.
Mungesa e vitaminës D ka qenë e lidhur me sëmundjet e zemrës, zorrën e trashë, prostatën dhe më shumë.
Shikoni disa nga simptomat kryesore të mungesës së vitaminës D që mund të keni lënë pas dore.
– Dhimbje muskulore dhe kockore
Dhimbja e vazhdueshme e këtij lloji është një nga shenjat kryesore të mungesës së vitaminës D. Trupi juaj ndalon ndërtimin e masës kockore rreth moshës 30- vjeç, dhe mungesa e vitaminës D mund të përshpejtojë ose përkeqësojë simptomat e osteoporozës.
– Shpesh ndjehesh i trishtuar A jeni i trishtuar gjatë gjithë kohës pa ndonjë arsye të veçantë? Depresioni dhe lëkundjet e humorit shpesh shoqërohen me mungesë të vitaminës D. Serotonina, hormoni përgjegjës për gjendjen shpirtërore, stimulohet në varësi të sasisë së vitaminës D. Shumë studime kanë treguar që ekspozimi i shtuar në diell mund t’i bëjë njerëzit më të lumtur.
– Sëmundja kronike e mishrave
Vitamina D e mjaftueshme është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin tuaj oral. Paradentoza është një gjendje kronike ku bakteret bëjnë që mishrat e dhëmbëve të fryhen dhe të prishen. Disa studime tregojnë për rolin e drejtpërdrejtë të dritës së diellit në zvogëlimin e rrezikut të paradentozës.
-Tensioni i lartë i gjakut
Hipertensioni, i njohur edhe si presion i lartë i gjakut, është një tjetër shenjë që trupi juaj nuk ka sasi të mjaftueshme të vitaminës D. Studimet tregojnë se ekziston një lidhje midis vitaminës D dhe hipertensionit.
– Lodhja dhe përgjumja
Nëse ndjeheni të lodhur pa asnjë arsye, atëherë mund të jetë pasi trupi juaj është më pak i ekspozuar ndaj diellit dhe burimeve të tjera të vitaminës D. Hulumtimi ka lidhur mungesën e vitaminës D me sindromën e lodhjes kronike. Nivele të ulëta të vitaminës D në trup do t’ju bëjnë të ndiheni letargji. Kjo simptomë është veçanërisht e theksuar te të moshuarit.
– Ndryshimi i humorit Siç u përmend më herët, receptorët e vitaminës D janë gjetur në shumë pjesë të trurit që ndikojnë në disponimin dhe emocionet tuaja. Studimet tregojnë se mungesa e vitaminës D është e lidhur ngushtë me sëmundjet mendore si stresi, ankthi dhe depresioni.
– Mbipesha
Hulumtimet tregojnë se mungesa e vitaminës D shoqërohet me zhvillimin e mbipeshës dhe rrit rrezikun e ndërlikimeve të lidhura me mbipeshën. Vitamina D ndihmon pacientët obezë të humbin peshë. Nëse po fitoni shpejt peshë të tepërt, edhe nëse ushtroni rregullisht dhe nuk përmbaheni nga ngrënia e tepërt, mungesa e vitaminës D mund të jetë një nga shkaqet kryesore.
-Probleme me tretjen
Mungesa e vitaminës D mund të ndikojë në problemet e tretjes. Ajo ndihmon sistemin tuaj të tretjes të thithë yndyrat si duhet. Mungesa e vitaminës D mund të çojë në probleme të shumta të zorrëve si intoleranca e glutenit, sëmundja inflamatore e zorrëve dhe sëmundja e Crohn.
-Alergjitë
Hulumtimet tregojnë se mungesa e vitaminës D gjithashtu luan një rol në zhvillimin e shumë reaksioneve alergjike. Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e shumë alergjive duke rregulluar sistemin imunitar. Disa nga alergjitë që lidhen me këto situata përfshijnë astmën, alergjitë ushqimore, ekzemën, rinitin alergjik dhe anafilaksinë.