80% e votave të numëruara: Këta janë kandidatët e LDK-së që morën më së shumti vota

Është publikuar një listë e përditësuar e LDK-së pas votave të numëruara rreth 80%.
Listës i prinë kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, me 99 mijëe 535 vota.
Pas tij vjen Doarsa Kica- Xhelili me mbi 40 mijë vota, ndërsa e treta është Hykmete Bajrami me mbi 37 mijë vota.
I katërti në listë është Kujtim Shala me 33 mijë, e i pesti Avdullah Hoti me 28 mijë vota.
Lutfi Haziri, Anton Quni, Jehona Lushaku-Sadriu, Armend Zemaj, Imri Ahmeti, Marigona Geci, Fadil Hadërgjonaj e Besian Mustafa janë kandidatët që radhiten tutje.