8 Simptoma të syve që kurrsesi nuk duhet t’i anashkaloni
Lyth i përkohshëm në sy
Kjo gungë në qepalla bëhet për shkak të bllokimit të një gjëndrre dhjamore, zakonisht largohet për disa ditë mirëpo nëse përsëritet atëherë mund të shkaktojë probleme serioze.
Nëse shfaqet disa herë në vendin e njejtë atëherë mund të jetë fillimi i një tumori dhe patjetër duhet të vizitoni mjekun.
Humbja e vetullave
Ka shume arsyeje të humbjes së vetullave : stresi, mangesi e lëndëve ushqyese, Alopecia ( që ndodh atëherë kur sistemi juaj imunitar gabimisht sulomon folikulat e flokut çka edhe shkaktojnë rënie ) ose hypothyroidsm që në rastin më ekstrem mund të qojë në humbjen e flokëve.
Imazhi i paqartë
Shumica prej nesh qëndrojnë më orë të tëra në kompjuter çka mund të shkaktojë imazh të paqartë ose sy të skuqur, kjo ndodh aq shpesh sa tani ka terma te veçantë për këto simptoma prandaj është e rëndësishme ta vizitoni mjekun tuaj
Pika të verbëra
Nëse keni raste kur shihni pika të verbëra është gjithmonë diçka e frikshme, për këtë gjë shkaktar mund të jetë migrena pasi që zakonisht këto pika shihen kur keni dhimbje të forta koke, nëse kjo gjë ju ndodh shpesh atëherë duhet të konsultoheni patjetër me mjekun tuaj
Sy të fryrë
Shpesh na ndodh që vetëm pasi ti mbyllim dhe hapim sytë disa herë mund të shohim qartë imazhin. Por në qoftë se ju ndjeni një lloj të zgjerimit në sytë tuaj atëherë mund të ndodh që keni sëmundje tiroide të syve ose “ Graves “ Kjo do të thotë që tiroidja juaj është tepër aktive. Gjithashtu vështirësia në mbylljen e syve është një simptom që ndodh në 30 % të rasteve dhe patjetër duhet të vizitoni mjekun.
Kur e bardha e syve është e verdhë
Të rriturit apo fëmijët të cilët janë me funksion të pazhvilluar të mëlqisë mund të përballen me verdhëz, ose mund të jetë një tëmth në kanalet biliare, prandaj nësë keni verdhëz në sy mos e injoroni por gjejeni menjëherë arsyejen
Imazh i turbullt
Njerëzit me diabet duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë shëndetit të tyre dhe imazhi i turbullt është problemi kryesor. Për këtë shkaktar mund të jetë Retinopathy që shkaktohet nga dëmtimi i enëve të gjakut në indin dritëndieshëm të retinës dhe ky problem duhet të mirret shumë seriozisht.
Vizion i dëmtuar ose me re, ose humbje e pamjes
çdo ndryshim që ndodh në pamjen tuaj është një alarm që kërkon përgjigjje të menjëhershme, dhe nëse për një moment ju ndodh që pamja e juaj është e dyfishuar, humbet ose duket si me re kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore sepse këto janë shenjat e para të goditjes në sy.