8 sekrete që përdorin princeshat për t’u dukur bukur në mënyrë natyrale
Përfaqësuesit e familjeve mbretërore janë para syve të miliona njerëzve çdo ditë. Secila nga daljet e tyre publike shoqërohet me komente, klikime dhe foto që gjenden kudo nëpër botë. Kjo do të thotë se një punë tjetër shumë e rëndësishme për to është kurimi i pamjes. Princeshat i kanë gjetur sekretet për t’u dukur gjithmonë bukur, të sofistikuara dhe thjeshtë në të njëjtën kohë.
1. Një formë e plotë dhe më e strukturuar vetullash
Siç mund ta shihni, vetullat e princeshës janë komplet ndryshe pas marrjes së statusit të ri. Një formë më e plotë dhe vetulla më harmonike me tiparet e tjera, bëjnë ndryshim rrënjësor në pamjen tuaj.
2. Mjekra
Sekreti i një mjekre fine dhe më elegante shpesh qëndron tek mënyra sesi grimoheni! Njësoj si mbretërorët, përdorni produktet e duhura që ju përshtaten më mirë.
3. Ngjyrat klasike të buzëkuqit
Mos rrezikoni shumë! Gjeni nuancën që ju shkon më shumë dhe qëndrojini besnik atij.
4. Ondet natyrale
Kur ishte ende studente Kate nuk i kushtonte dhe aq rëndësi flokëve, por pas fejesës me princin gjërat ndryshuan. Flokët e shtrira dhe të kthyera në fund të tregojnë jo vetëm natyrale, por të rregullt dhe të sofistikuar njëkohësisht.
5. Fokusohuni tek sytë
Duhet ta njihni mirë veten për të nxjerrë në pah më të mirën e tipareve.
6. Ushtrimet e fytyrës
Meghan Markle përshembull e di rëndësinë e një bukurie natyrale, prandaj e ndihmon fytyrën duke i bërë ushtrime që parandalojnë plakjen dhe e mbajnë gjithnjë të shëndetshme.
7. Ato dëgjojnë këshilla nga artistët e make up-it.
Mund ta bëni edhe ju!
8. Hidratojnë shumë lëkurën.
Mbretëresha Elizabeth e bën vetë make up-in e saj, duke përjashtuar rastet kur ka ndonjë event të rëndësishëm. Sekreti i lëkurës së saj është hidratimi!
Burimi: Bright Side