8 lloje meshkujsh që i njihni në takimin e parë

8 lloje meshkujsh që i njihni në takimin e parë

Çdo takim është një histori më vete, mirëpo ka disa lloje meshkujsh që janë shumë popullorë. Është e pamundur që nëse keni dalë në takime të ndryshme për të njohur meshkujt të rinjë, të mos jeni ndeshur me to.

Bright Side na tregon këto 8 lloje meshkujsh që me siguri me njërin prej tyre keni pirë një kafe, ose keni shkuar edhe më tutje.

Detektivi. (Është ai që dëshiron të dijë çdo gjë rreth jush. Sa ka zgjatur lidhja juaj e fundit dhe pse u ndatë?)

Bujari. Ai që paguan gjithmonë dhe nuk ju lë të paguani asgjë. Mjafton që ju ta pëlqeni.

I çuditshmi. Ky është ai tip djali që të fut edhe frikën, pasi bën disa veprime të çuditshme, ose tregon gjëra aspak të zakonshme për veten.

Arroganti. Ky është ai lloj djali që sillet keq me kamarierët dhe nuk është aspak i sjellshëm me askënd.

Djali i mamit. Këtë lloj djali e ka marrë mami mbi 20 herë në telefon në takimin tuaj 30 minutësh.

Ai që i pëlqen vetja. Ky lloj djali flet vetëm për veten dhe e vlerëson shumë pamjen dhe karakterin e vet.

Ai që nuk e ka harruar ish-n. Ky është dramë më vete pasi ai çdo bisedë me ju e lidh me ish të dashurën.

“Maço”. Ky është djali tipik i fortë që mund të bëjë çdo gjë.

Shpërndaje në: