8 ide për një natë seksi që ai s’do ta harrojë kurrë

8 ide për një natë seksi që ai s’do ta harrojë kurrë

Harroni për një moment mbrëmjet me veshje shtëpie e qëndrimet në divan, pasi ka mënyra të tjera për t’i bërë magjike orët e pas darkës. Çfarë mund ta bëjë një mashkull të çmendet nën çarçaf?

1. Seks në një vend të pazakontë

Duket se për meshkujt ndërrimi i vendit të zakonshëm, tregon një shenjë pasioni më tepër. Ndaj hiqni dorë nga takimi në “sheshet” e përhershme dhe bëni një tur në shtëpi. Vendet epsh-ndjellese mund të jenë që nga tavolina e bukës, kolltuku i parehatshëm i kuzhinës deri tek kabina e dushit. Madje kjo e fundit sipas seksologëve ka një ndikim afrodiziak për shkak të ndjesisë së ujit nën lëkurë.

2. Seks me nismën tuaj

Edhe meshkujt kanë nevojë që herë pas herë t’u thuhet sesa i dëshironi. Ja përse adhurojnë që ju të shpreheni hapur sesa çmendurisht i doni. Nëse mendoni një mbrëmje ndryshe bëni ju hapin e parë. Ai do të reagojë pozitivisht dhe do ta ?ksojë si një nga momentet më të bukura të raportit tuaj seksual.

3. Seks me “përbërës” të rinj

Habiteni atë me ide të reja. Zgjidhni ta përkëdhelni me një shall të lehtë mëndafshi ose akoma më shumë, mbyllini sytë me të. Por mënyra më e pagabueshme në kësi rastesh është një mini- shoë striptizi. Vështrojeni ngulazi teksa zhvisheni ngadalë dhe do të realizoni një nga fantazitë më të mëdha për të.

4. Seks duke nisur me “antipastën”

Gjatë fillimit të një raporti është mirë të niset nga seksi oral dhe në këtë pikë ai do të dëshirojë t’ju hedh një vështrim teksa është në zonat tuaja intime. Bëni sikur nuk e vini re, por hidhini një sy shkarazi vetëm sa për të kryqëzuar shikimin. Kështu do të kënaqni instinktin e tij mashkullor për të pasur gjërat nën kontroll.

5. Seks pa pritur e pa kujtuar

Nëse ai kthehet i lodhur nga puna do të ketë nevojë për një “ushqim” të veçantë që ta gëzojë. Vini në praktikë pozicionin e një amazone, ti sipër , ai poshtë. Partneri nuk do të lodhet më shumë se sa është dhe ti mund të kesh nën kontroll ritmin dhe dëshirën. Kënaqësi për të dy!

6. I dëmshmi televizor

Preferon më shumë të shohësh seriale në Netflix në vend të një darke romantike? Nëse e ke të vështirë të largohesh nga televizori, zgjidh një kamera dhe xhironi njëri – tjetrin duke zbuluar aftësitë tuaja regjisoriale.

7. Futbolli edhe dëmton

Nëse ai konsideron natën më të rëndësishme të jetës së tij finalen e kupës së botës atëherë jeni disi jashtë loje! Bëjeni për vete me disa masazhe “sportive” duke i thënë se është më seksi se sa Lorik Cana.

8. Fuqia e fjalës

Ndizni pasionin dhe fantazinë duke lexuar së bashku në krevat disa faqe të një libri erotik në vend të muhabetit. Vëmë bast se pas kësaj, ai nuk do të ketë më dëshirë për të fjetur!

Shpërndaje në: