8 gjëra që ndryshojnë totalisht kur je në lidhjen e duhur!
1. Nuk ke më ndjenja ankthi!
Kur je me personin e duhur, s’ka arsye pse të ndihesh në ankth, përkundrazi. Sigurisht mund të kesh flutura në stomak, por do të ndihesh mëse e qetë kur ai është pranë teje.
2. Nuk ne nevojë të bësh pyetje edhe për gjërat më të vogla
E keni parasysh momentin kur ndiheni të pasigurtë në një marrëdhënie? Pyesni shpesh veten nëse jeni ju fajtorja apo e çmendura e historisë. Vetëm kur në krah ke njeriun e gabuar mund të ndihesh kështu, sepse ai do t’ju vërë në siklet gjatë gjithë kohës!
3. Është e pamundimshme!
Nuk keni pse të sforcoheni fare. Kur je në romancën e duhur, i dashuri do të jetë kaq i dhënë pas teje sa nuk do të keni kohë fare të dëgjoni zërin brenda jush që ju flet për gjëra të shëmtuara. Me shumë gjasa, telefonatat, mesazhet dhe sjelljet e tij të përhershme s’do të lënë vend për dyshime.
4. Ata i dinë dhe i vlersojnë standartet tuaja.
Nëse ti je e sigurtë, e sjellshme, e ndershme dhe me humor do të tërhiqesh gjithashtu me një njeri që i gëzon të tilla veti. Kjo ka funksionuar dhe do të funksionojë gjithmonë!
5. Do të merrni gjithnjë përgjigje mesazhesh!
Hallelujah! Kur njerëzit nuk kthejnë përgjigje apo ju lënë gjatë në pritje, dyshimet sigurisht janë me vend. Kështu që do ta kuptoni fare mirë nëse jeni me të duhurin. Nëse dikush do t’ju kthejë përgjigje apo t’ju telefonojë, do ta bëjë. Qoftë edhe për të pyetur si shkoi dita.
6. Mund të jesh tërësisht vetvetja me ta!
Të gjithë jemi përpjekur të paktën një herë në jetë të dukemi edhe më interesantë në sytë e partnerit duke bërë kështu ndoshta sjellje që s’janë në karakterin tonë. Nga kjo fiton absolutisht asgjë. Kur je me dikë që ja vlen do të ndihesh 100% ti dhe shumë rehat. Dhe ai/ajo do t’ju adhurojë, sepse do të jeni thjesht ju…
7. Keni besim tek njëri-tjetri
Nëse ai transformohet në fytyrë sa herë ti i prek telefonin, diçka nuk shkon dhe kjo është e sigurtë. Nuk është ‘mami’ ajo që po i shkruan.
8. Nuk i nisni zënkat qëllimisht
Kur jeni të përfshirë ne diçka që thjesht nuk funksionon, e gjeni veten duke u zënë edhe për gjërat më të vogla. Gjëra për të cilat ju jeni i vetëdijshëm që nuk ja vlen. Por kur je në një lidhje që ti do që të zgjasë, gjërat ndryshojnë tërësisht. Toleroni dhe nëse çështja është më serioze, dialogoni si dy të rritur me qëllime.
Burimi: Cosmopolitan