8 filmat që çdo femër duhet të shohë të paktën 1 herë në jetë
“Never Been Kissed”
Ka shumë filma të Drew Barrymore që duhen parë me patjetër! Pooor kemi zgjedhur historinë, ku ajo luan në rolin e një gazetareje që kthehet në gjimnaz për t’i shkuar deri në fund lajmit. Dhe çfarë ndodh?! Bie në dashuri me mësuesin.
“Pretty Woman”
Një punonjëse seksi që bie në dashuri me një mashkull shumë të pasur! Mos e gjykoni aspak, Julia Roberts e solli me aq klas këtë rol dhe u kthye në një nga filmat ikonikë të Hollywood-it.
“My Best Friend’s Wedding”
Julia Roberts dhe Dermot Mulroney luajnë rolin e dy mikëve të ngushtë, të cilët kishin premtuar njëri – tjetrin se nëse nuk kishin gjetur partnerin e jetës deri në moshës 28 vjeç, atëherë do të martoheshin së bashku. Teksa ditëlindja e saj afrohet, shoku i prezanton të fejuarën dhe i jep në dorë ftesën e dasmën. Ajo kupton se është e dashuruar me të dhe përpiqet të sabotojë dasmën.
“Bridget Jones’s Diary”
Të gjitha kemi qënë Bridget Jones në një pikë të jetës sonë: beqare, përtace për të bërë palestër, sigurisht duke ëndrruar edhe princin e kaltër. Renée Zellweger e luan në mënyrë brilante rolin e Bridget, ashtu siç edhe Hugh Grant dhe Colin Firth si pretendetët për t’i fituar zemrën.
“ Knocked Up”
“Knocked Up” rrëfen historinë e një gruaje që e gjen veten shtatzënë pasi kaloi natën me një mashkull. Ajo zgjedh të mbajë fëmijën. Alison (Katherine Heigl) dhe Ben (Seth Rogen) duhet për hir të bebit të bien dakort në lidhje me vendimet që duhet të marrin.
“The Break-Up”
Nëse ndahesh nga partneri dhe për hir të shtëpisë, duhet të jetoni bashkë edhe për ca kohë, shiheni këtë film me patjetër! Jennifer Aniston dhe Vince Vaughn luajnë rolin e dy të dashuruarve që kthehen në shokë dhome.
“The Wedding Planner”
Ishte koha kur Matthew McConaughey na bekonte me filma romantikë. Në “Wedding Planner”, Matthew luan rolin e një mashkulli të fejuar që bie në dashuri me vajzën që do t’i organizojë dasmën, rol që luhet nga J.Lo.
“A Lot Like Love”
Oliver(Ashton Kutcher) dhe Emily (Amanda Peet) nga shokë me benefite kthehen në miq, e me kalimin e viteve dashurohen me njëri- tjetrin. Një gjë e tillë ndodh shumë rrallë në jetën reale, ndaj është shumë qejf ta shohësh në ekran.