8 faktorë rreziku për kancerin e gjirit
Mijëra shkencëtarë në mbarë botën janë të shqetësuar për shkak të kancerit të gjirit. Ekzistojnë më shumë se dhjetë lloje të ndryshme të kësaj sëmundjeje, por ende nuk ka një terapi efektive që do të garantojë një kurë të plotë.
Susane Love, një kirurge e njohur e Kalifornisë dhe specialiste e kancerit të gjirit, ka arritur të përfshijë miliona gra të Amerikës së Veriut në provat klinike që merren me këtë problem. Ajo thotë se sëmundjet e kancerit të gjirit kontribuojnë nga faktorë të ndryshëm dhe ne do t’i rendisim këtu.
1. Estrogjen
Sa më shumë prodhim të estrogjenit, aq më të mëdha janë gjasat për zhvillimin e kancerit të gjirit. Sa më e moshuar të jetë gruaja, aq më shumë gjinjtë e saj janë të ekspozuar ndaj efektit të estrogjenit.
2. Mosha
Me kalimin e moshës ka më shumë gjasa për zhvillimin e kancerit të gjirit.
3. Alkooli
Gratë që pinë më shumë se tre pije alkoolike në ditë kanë një shans 30% më të madh të kancerit të gjirit.
4. Historia familjare
Nëse një nënë, motër ose vajzë është duke vuajtur nga kanceri i gjirit dhe nëse sëmundja zbulohet para moshës 50-vjeçare, atëherë personi në fjalë ka dy herë më shumë shanse për t’u prekur nga sëmundja.
5. Terapia e rrezatimit
Nëse një person ka qenë i ekspozuar ndaj rrezatimit për disa tumore të tjera malinje, atëherë ai është në rrezik më të madh për zhvillimin e kancerit të gjirit.
6. Trashja
Qelizat e yndyrës luajnë një rol aktiv në prodhimin e estrogjenit, kështu që personi i dhjamosur është i ekspozuar ndaj një sasie më të madhe të estrogjenit.
7. Mjedisi i jetës
Nëse mjedisi është i ndotur dhe nëse produktet që përdorim janë kimikisht të kontaminuara, mundësia e kancerit të gjirit rritet.
8. Dendësia e indeve të gjirit
Nëse indet e gjëndrës janë më të dendura, siç shihet në mamografi, rritet rreziku i sëmundjes.Ne mund të ndikojmë vetëm disa nga këta faktorë dhe për rrjedhojë të zvogëlojmë rrezikun.