8 detaje të vogla, por shumë të rëndësishme që ndryshojnë pamjen tonë
Kur shihemi në pasqyrë, përpiqemi të marrim një pozë të caktuar, të provojmë si dukemi kur buzëqeshim, të ngremë vetullat apo të bëjmë mimika të tjera për t’u dukur sa më tërheqës. Gjithsesi, asgjë nuk vlen nëse tregohemi të shkujdesur ndaj disa detajeve, që ndonëse në dukje të vogla, ndryshojnë komplet pamjen tonë. Kujt duhet t’i kushtoni vëmendje?
1. Pjesës së mbrapme të flokëve
Nëse flokët tuaj duken kështu, me siguri nuk do të lini përshtypjen që do të deshit. Flokët e ngatërruar mbrapa dhe të stiluar përpara do t’ju bëjnë të dukeni “e çrregullt dhe e pakujdesshme” edhe nëse s’jeni.
2. Aplikimi i make up-it
Sigurohuni që qafa dhe fytyra të mos jenë në kontrast me njëra tjetrën. Teksa hapni fondatinën në fytyrë, mos harroni qafën.
3. Një rrip me defekte
Nuk është i hijshëm për syrin! Mund të jeni veshur me stil dhe shtrenjtë, por një rrip i vjetëruar do t’jua prishte look-un.
4. Veshjet që s’janë masa juaj
Gabimi më i madh që bëjnë njerëzit është të zgjedhin rroba shumë më të mëdha ose më të vogla se masa e tyre. Kjo pastaj ndikon në perceptimin e formës së trupit tuaj. Sado elegante të jeni, nëse zgjidhni rroba më të ngushta se masa juaj, format e trupit do të duken ndryshe.
5. Këpucë të parehatshme
Këtë, mos e bëni kurrë!
6. …ose të pista
Një palë atlete me pluhur s’janë dukur kurrë bukur!
7.Çantë e vjetëruar
Eshtë shumë e rëndësishme të mirëmbani aksesorët tuaj. Tregon shumë për ju dhe vëmendjen që i kushtoni të tilla detajeve.
8. Veshjet e pahekurosura
Mund të vishni fustanin më të bukur në botë, por nëse është i zhubrosur, s’vlen!