8 arsye që do ju bindin të konsumoni kos çdo mëngjes
Kosi është një nga ushqimet që nuk mungon kurrë në frigoriferin e një amvise shqiptare.
Shumë amvisa e zënë kosin vetë një herë në dy ose tre ditë për t’u siguruar që ky produkt nuk do të mungojë asnjëherë, shkruan “AgroWeb”.
Kosi është një produkt mirëbërës për të rritur dhe për fëmijë, transmeton lajmi.net.
Ai prodhohet nga fermentimi i qumështit dhe është i pasur me proteina, kalçium, vitaminë B6, B12 dhe probiotikë.
Por mjekët këshillojnë që kosi të konsumohet në mëngjes për të përfituar vlerat që ai ka.
Pesha
Kosi është ideal për të kufizuar kaloritë. Ai shuan urinë dhe nepsin për ushqime të ëmbla.
I bën mirë stomakut
Probiotikët tek kosi janë efikasë kundër konstipacionit, diaresë, inflamacionit të zorrëve, kancerit të zorrës së trashë e të tjerë.
Këto probiotikë përforcojnë imunitetin dhe mbrojnë stomakun nga infeksionet.
Mbron imunitetin
Kosi mbron dhe forcon imunitetin. Kjo ndodh sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi.
Tensioni i gjakut
Studimet kanë konfirmuar se produktet e bulmetit kanë aftësinë të rregullojnë tensionin e gjakut.
Me sasinë e duhur të produkteve me pak yndyrë, rreziku i tensionit të lartë të gjakut bie me 50 përqind.
Forcon kockat
Nëse hani një filxhan me kos në mëngjes keni marr kalciumin e duhur që shërben për forcimin e kockave.
Infeksionet
Kosi është një aleat shumë i mirë i grave (përmban lactobacile) sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale.
Përmirëson tretjen
Konsumi ditor i tij në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret.
Shëndeti i lëkurës
Kosi është një nga kurat më të mira për femrat. Ai përmirëson lëkurën, shtrëngon poret dhe i jep lëkurës elasticitet dhe shkëlqim.
Kosi është i dobishëm kundër simptomave të plakjes, frika më e madhe për shumë femra.