75 vite burg për portierin meksikan

Periskopi.com Sporti

Mund të bëhej pasardhësi i portierit mitik Jorge Campos, por në të vërtetë, do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burgun famëkeq të Kaderejta në shtetin e Nuevo Leon.

Drejtësia meksikane vendosi të japë një dënim të ashpër me 75 vjet burgim për portierin e njohur Omar Ortiz Uribe në fundin e një procesi që zgjati thuajse 7 vjet, dhe që e vendosi mes kapo bandave, fajtore për një sërë krimesh.

Ortiz, që u pagëzua nga tifozët me pseudonimin “Macja” për pritjet e tij karakteristike, fitoi shpejt një vend në kombëtaren meksikane, por fama dhe paratë nuk e mbajtën në anën e drejtë të jetës.

Ai vuajti një dënim për doping në vitin 2010, pas një testi pozitiv në Kupën Libertadores, episod që shënoi dhe nisjen e një rënie drastike në karrierë.

Pikërisht kur ishte në fundin e dënimit për doping, futbollisti meksikan u arrestua si pjesë e një bande rrëmbyesish që kërkonin shuma të majme për të liruar pengjet.

Shpërndaje në: