7 zakone të këqija që po ju plakin para kohe!

7 zakone të këqija që po ju plakin para kohe!

#1 – Përdorni scrub fytyre (eksfolim) shumë shpesh

Shumë eksfolim mund të dëmtojë shtresën e sipërme të epidermës. Përdorni produkte që ju ndihmojnë të hiqni papastërtitë nga poret, por mos e teproni me eksfolimin.

#2 – Përdorni krem kundër rrudhave dhe mendoni se me kaq mbaruat punë

Krahas kremrave anti-rudhë, duhet t’i kushtoni një rëndësi edhe më të madhe hidratimit dhe mbrojtjes nga dielli të lëkurës. Edhe botoksi, mbetet sigurisht opsion i sigurt.

#3 – Pasi lani fytyrën, e thani dhe e fërkoni me peshqir

Mjafton ta prekni butësisht peshqirin mbi fytyrë dhe më pas ta lini të thahet. Përdorni peshqirë të veçantë për fytyrën dhe jo shumë të fortë.

#4 – Flini me flokët kapur

Flokët kanë shumë papastërti dhe yndyrë që mund të acarojnë lëkurën.

#5 – Nuk i kushtoni vëmendje jastëkut

Duhet të ndërroni këllëfët e jastëkut të paktën një herë një javë.

#6 – Nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime

Disa ushqime që mund ta ndihmojnë lëkurën tuaj janë brokolit, domatet, karrotat, pjeshkat etj.

#7 – I fshehni problemet me makeup në vend që t’i zgjidhni ato

Mos harroni se “makeup-i më i mirë” është një lëkurë e shëndetshme. Konsultohuni me një dermatolog, nëse ndjeni se lëkura është acaruar tepër dhe nuk po merrni zgjidhjen që kërkoni.

Shpërndaje në: