7 ushqime të shëndetshme që bëhen shumë të rrezikshme kur nuk hahen siç duhet
Disa ushqime të caktuara si kërpudhat mund të bëhen shumë të rrezikshme për shëndetin tonë. Por nëse konsumohen gabim, edhe disa ushqime të shëndetshme si për shembull mjalti, mund të kenë efekte të rënda për trupin tonë.
Më poshtë do të lexoni për një listë ushqimesh që mund të kthehen në një rrezik potencial për shëndetin nëse nuk tregohemi të kujdesshëm.
Mishi, pula dhe frutat e detit
Kur piqni mishin, frutat e detit dhe shpendët në skara me qymyr, në temperatura shumë të larta, proteinat e pranishme tek mishi ndryshojnë dhe bëhen të rrezikshme për shëndetin. Për të shmangur rreziqet, duhet ta gatuani mishin në temperatura të ulëta. Temperaturat e ulëta do të reduktojnë grumbullimin e formacioneve kancerogjene. Gjithmonë marinojeni mishin dhe rrotullojeni herë pas here. Kjo mund të ndihmojë në minimizimin e komponimeve që shkaktojnë kancerin.
Mjalti
Mund të mos e dini, por mjalti përmban shumë toksina. Pasi grumbullohet, mjalti kalon përmes një procesi pasterizimi për të eliminuar këto toksina. Ngrënia e mjaltit të papasterizuar mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin dhe vetëm nje lugë çaj prej tij mund të shkaktojë dhimbje koke, marrje mendsh dhe të vjella.
Patatet
Nëse patatet lihen në kushte të këqija si hapësirat me lagështirë ose nëse ruhen për shumë gjatë, ato mund të fillojnë të mbijnë. Rekomandohet të mos i përdorni më këto patate, edhe nëse i keni prerë filizat.
Këto patatate përmbajnë një lloj helmi dhe vetëm një patate e pjekur mund të çojë në probleme gastrointestinale si të vjella, dhimbje barku dhe diarre.
Bajamet
Ka dy lloj bajamesh: të ëmbla dhe të hidhura. Bajamet e hidhura përmbajnë sasi të larta cianid hidrogjeni dhe ngrënia e 5 deri 10 të tillave mund të shkaktojë probleme tek të rriturit dhe pasoja fatale te fëmijët. Megjithatë, bajamet e hidhura të përpunuara mund të jenë të sigurta për t’u ngrënë, pasi cianidi i hidrogjeit largohet gjatë përpunimit. Por nëse jeni pranë një peme mebajame, mos e ndërmerrni këtë risk.
Buka
Edhe pse buka është një ushqim që konsumohet rregullisht, disa tipe të saj më shumë dëmtojnë se sa bëjnë mirë. Buka e bardhë e paketuar përmban miell të rafinuar dhe shtojca që e bëjnë të pashëndetshme. Ngrënia e bukës së bardhë rregullisht mund të shkaktojë obezitet, sëmundje të zemrës dhe diabet. Edhe buka itnegrale mund të ketë konservantë të ndryshëm, sheqerna të shtuara dhe kripëra që i bëjnë keq organizmit.
Qumështi
Në trajtën e tij natyrale, qumështi është një përzierje uji, proteinash, sheqernash, mineralesh dhe vitaminash. Edhe pse qumështi ofron shumë benefite shëndetësore, ka shumë rreziqe ndaj të cilave duhet shumë kujdes. Pirja e qumështit në mënyrë të rregullt është e shëndetshme, por sasitë e larta të tij shkaktojnë probleme me tretjen, arteriosklerozën dhe sëmundjet kardiovaskulare. Gjithashtu, konsumi i sasive të mëdha të kalciumit nga qumështi mund të shkaktojë kancer ovarian tek gratë dhe kancer të prostatës tek burrat. Një sasi e balancuar qumështi është thelbësore për një dietë të shëndetshme.
Guaskat
Guaskat janë një ide shumë e mirë për t’u integruar në një regjim të shëndetshëm sepse janë të pasura me proteina, acide yndyrore omega-3, yndyra të dobishme dhe minerale si magnezi, zinku, hekuri dhe bakri. Megjithatë, guaskat janë një nga ushqimet më të vështira për t’u gatuar dhe nëse lihen pa gatuar mirë, ato lëshojnë kontaminues të rrezikshëm për shëndetin. Ato janë shumë të ndjeshme dhe prishen shumë lehtë. Prandaj konsumi i guaskave jo të freskëta shkakton infeksione bakteriale dhe helmim ushqimor.