7 truqe brilante që ju ndihmojnë me veshjet çdo ditë
Të gjithë me siguri kanë probleme me veshjet ndonjëherë (për të mos shkruar përditë), gjithmonë ka diçka që nuk shkon. Për shembull: një palë xhinse që ju i keni shumë qejf kur uleni nuk ndiheni rehat me to, ose bluza që vishni shpesh është bërë me një njollë që nuk i hiqet. Për probleme të tilla që kanë zgjidhje do t’ju vijmë në ndihmë përmes këtij artikulli.
Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni disa mënyra vërtet efektive, por edhe të thjeshta për të zgjidhur disa nga problemet popullore me të cilat njerëzit merren çdo ditë.
-Kur vishni kanotiere ose bluza të hapura, nëse nuk doni që reçipetat të duken, duhet t’i vendosni ato në mënyrë vertikale. (Po, po është e mundur)
-Disa këpucë që i blini për raste të veçanta janë totalisht të padobishme. Ajo çfarë duhet të bëni është t’i vendosni atyre pëlhurë në mënyrë që të mund t’i vishni edhe në jetën e përditshme.
-Nëse zinxhiri është bllokuar diku, atëherë ju duhet të aplikoni sapun në atë pjesë në mënyrë që ta bëni sërish funksional.
-Nëse jeni lodhur nga atletet e bardha që e kanë humbur shkëlqimin e tyre, vendosni dantellë sipër tyre në mënyrë që të duken si të reja dhe më trendy.
-Përdoni pastën e rrojes për rrobat me njolla.
-Në mënyrë që të hiqni njollat nga rrobat, vendosni alkool mbi bluzën, fërkojeni me një furçë dhëmbësh dhe më pas lajeni në lavatriçe si zakonisht.
-Nëse këmbët janë shumë të djersitura gjatë verës në atletet tuaja të preferuara thjesht vendosni një pecetë ditore dhe këmbët nuk do të djersiten dhe nuk do të rrëshqasin. Madje nuk do të bëjnë as zhurmë.