7 simptoma të kancerit të qafës së mitrës ju nuk duhet të injoroni asnjëherë

7 simptoma të kancerit të qafës së mitrës ju nuk duhet të injoroni asnjëherë

Në ditët e sotme falë Pap Testit, ne përgjithësisht mund të identifikojmë sëmundjet e qafës së mitrës para se ato të bëhen kancerogjene.

Megjithatë ju nuk duhet të bazoheni vetëm tek rezultati që Pap Testi ju jep. Është gjithashtu e rëndësishme të shikoni për simptomat e kancerit të qafës së mitrës, të cilat mund të zhvillohen në rastet kur sëmundja ka avancuar disi.

Më poshtë po i radhisim ato:

1.Gjakderdhje jonormale vaginale. Një nga simptomat më të zakonshme të kancerit të qafës së mitrës është gjakderdhja vaginale, jo gjatë periodave por pasi bën seks apo pas menopauzës. Gjakderdhja jonormale vaginale në përgjithësi është një simptomë e kancerit të qafës së mitrës, sepse kjo do të thotë që një tumor në qafën e mitrës po përhapet dhe do të prekë edhe indet më të afërta. Nëse keni një shenjë të tillë duhet urgjentisht të shkoni tek mjeku.

2.Jashtëzakonisht shumë perioda. Kjo nuk ka të bëjë kur periodat zgjasin një ditë më shumë se zakonisht apo kur papritur duken më të errëta se zakonisht. Kjo ka të bëjë me momentin kur periodat tuaja zgjasin deri në dy javë kur duhet të kishin zgjatur vetëm katër ditë, ose kur keni dy herë perioda brenda një muaji. Por për të qenë më të sigurta kur shihni ndonjë ndryshim tek cikli juaj duhet të flisni me gjinekologun.

3.Sekrecione të pazakonta vaginale. Sekrecionet janë krejtësisht normale por lloji i tyre mund të jetë një tregues për një sërë çështjesh të ndryshme të shëndetit vaginal. Kur keni kancer në qafën e mitrës, mund të vëreni perioda me shumë aromë ose në ngjyrë rozë, kafe ose të kuqë, në formën e pllakëzave. Dhe për shkak se tumoret e sekretojnë lëngun, kjo mund të kontribuojë në derdhje të vazhdueshme dhe të lëngshme që duket se ndodh pa asnjë arsye.

4.Dhimbje të legenit, shpinës ose këmbëve. Dhimbja e legenit mund të jetë një tregues i ndryshimeve në qafën e mitrës, por kanceri i qafës së mitrës mund të përhapet madje edhe në fshikëz, zorrë, mushkëritë dhe mëlçi. Atëherë ju mund të keni simptoma të tilla si dhimbje në shpinë ose në këmbë. Por kjo zakonisht lidhet me raste shumë të avancuara. Bisedoni me mjekun tuaj për të përjashtuar kancerin e qafës së mitrës si dhe shkaqet e tjera të mundshme për këto dhimbje.

5.Lodhje e madhe. Për shkak se shumica e simptomave të kancerit të qafës së mitrës nuk vijnë së bashku derisa të hyjë në faza më të avancuara, ka disa simptoma që kanë lidhje me të gjitha kanceret. Lodhja është padyshim një nga ato simptoma. Një arsye është sepse gjakderdhja jonormale e vaginës, një nga simptomat më të mëdha të kancerit të qafës së mitrës, mund të zvogëlojë sasinë e qelizave të kuqe të gjakut dhe oksigjenin në trup, duke ju bërë të ndiheni plotësisht të lodhur gjatë gjithë kohës, zakonisht pa shpjegime të tjera.Nëse keni të bëni me lodhje kronike, mjeku juaj ka të ngjarë të kontrollojë nivelin tuaj të hekurit dhe të qelizave të kuqe të gjakut.

6.Keni ndjesinë sikur ju përzihet gjatë gjithë kohës. Një ndjenjë e përhershme si e përzier dhe për të vjellë mund të jetë një shenjë e kancerit, përfshirë këtu kancerin e qafës së mitrës. Kjo për shkak se, kur kanceri i qafës së mitrës është i avancuar, mund të bëjë që qafa e mitrës të fryhet në zgavrën e barkut, duke shtypur traktin gastrointestinal dhe stomakun për të shkaktuar ose edhe shtyrë lart acidin.

7.Humbja e peshës pa arsye. Të njëjtët faktorë që mund të shkaktojnë të përziera për shkak të kancerit të qafës së mitrës mund të shkaktojnë edhe humbje të padëshiruara në peshë. (Kjo pasi një stomak i ngjeshur që nuk mund të mbajë shumë ushqim.) Plus, nëse keni vazhdimisht ndjesi për të vjellë , ndoshta nuk do të përpiqeni të hani. Nëse humbni deri në 5 ose 10% të peshës trupore gjatë gjashtë muajve pa mbajtur dietë, shkoni tek mjeku pa humbur kohë.

Shpërndaje në: