7 Shenjat e hershme paralajmëruese të kancerit të mushkërive që duhet të dini

7 Shenjat e hershme paralajmëruese të kancerit të mushkërive që duhet të dini

Në ditët e sotme është bërë e vështirë të gjejmë dikë jeta e të cili nuk është prekur drejtpërdrejtë nga kanceri.

Nga llojet e ndryshme të kësaj sëmundje, kanceri i mushkërive është më i zakonshmi.  Ky kancer është përgjegjës për rreth 30% të të gjitha vdekjeve nga kanceri vetëm në Amerikë.

Shkalla e rasteve të kancerit në mushkëri është në rritje dhe rreth 500,000 amerikanë jetojnë me këtë sëmundje sot.

Për këtë arsye, është e rëndësishme për ti njohur shenjat e kancerit të mushkërive në mënyrë që ta zbuloni në faza më të hershme dhe të merrni trajtimin me kohë.

7 shenjat paralajmëruese të kancerit të mushkërive:

  • Një kollë e vazhdueshme
    Kollitja është një simptomë mjaftë e thjeshtë që mund të shkaktohet nga një sërë shkaqesh. Sidoqoftë, nëse një kollë vazhdon për më tepër se 2 javë dhe nuk tregon shenja të përmirësimit, me shumë gjasë mund të jetë një shenjë e kancerit të mushkërive.
  • Ndryshimet në Kollë
    Nëse gjatë kollitjes vëreni ndryshim të zërit dhe dhimbje, ju këshillojmë të vizioni një mjek.  Simptomat tjera përfshijnë edhe nxjerrjen e gjakut gjatë kollitjes së thellë.
  • Vështirësitë në frymëmarrje
    Kanceri i mushkërive mund të kufizojë qarkullimin e ajrit në rrugët e frymëmarrjes.  Kjo gjë mund të vërehet nëse ju ndjeheni vazhdimisht sikur nuk po merrni ajër sa duhet.
    Nëse ju ndjeheni sikur nuk mund të merrni frymë mjaftueshëm gjatë kryerjes së aktiviteteve tuaja të zakonshme ditore, është koha për të folur me mjekun tuaj.
  • Dhimbja e gjoksit
    Kjo simptomë është e shoqëruar zakonisht me kollitje e cila me vete sjell dhimbje të forta në gjoks. Dhimbja mund të jetë e vazhdueshme dhe sporadike.
    Kjo është një simptomë klasike e kancerit të mushkërive, mirëpo ajo mund të jetë edhe një tregues i kushteve të tjera serioze mjekësore. Sidoqoftë, kjo simptomë duhet të jetë arsye e mjaftueshme për të kërkuar ndihmën e mjekut.
  • Ngjizja e zërit
    Ngjizja e zërit apo ndryshimet e vazhdueshme në zë, mund të jenë një shenjë e një kanceri i cili prek funksionin e laringut tuaj. Është e këshillueshme që të vizitoni doktorin tuaj për të gjetur shkakun e vërtetë të gjendjes tuaj, sidomos nëse simptomat tuaja janë të shoqëruara me pështym me gjak.
  • Humbja e papritur e peshës
    Ndërsa është normale që pesha juaj të luhatet vazhdimisht, humbja dramatike e peshës në një periudhë të shkurtër kohore është pothuajse gjithmonë një shenjë e një sëmundje serioze, veçanërisht në qoftë se përjetoni lodhje dhe dobësi gjithashtu.
    Humbja e peshës nga kanceri shkaktohet sepse qelizat e kanceri kërkojnë shumë energji dhe mund të ndryshojnë metabolizmin tuaj.
  • Dhimbjet e eshtrave
    Kjo simptomë tipike ndikon në shpinë, kocka, eshtra të legenit dhe dërrasë të gjoksit. Kjo është shpesh një shenjë se kanceri i mushkërive është përhapur edhe në kockat tuaja.
    Nëse e gjeni veten duke përjetuar dhimbje të tilla, është e rekomanduar që të konsultoheni me një mjek sa më shpejtë që të jetë e mundur. /shendetisot.com

Shpërndaje në: