7 shenja serioze që tregojnë se keni nevojë për magnez
Mungesa e magnezit, e njohur gjithashtu si hipomagnezemia, është një problem shëndetësor shpesh i neglizhuar. Shkaqet e mungesës së magnezit ndryshojnë. Ato variojnë nga marrja jo e përshtatshme dietike deri në humbjen e magnezit nga trupi. Problemet shëndetësore të shoqëruara me humbjen e magnezit përfshijnë diabetin, probleme me tretjen, diarre kronike dhe probleme me kockat.
7 simptoma të mungesës së magnezit
Shtrëngimet dhe ngërçet e muskujve: Shenjat e zakonshme të mungesës së magnezit përfshijnë shtrëngim të muskujve, dridhje dhe ngërçe.
Çrregullimet mendore: Mungesa e magnezit mund të shkaktojë mpirje mendore, mungesë emocionesh, delir, madje edhe gjendje kome. Shkencëtarët kanë sugjeruar që mungesa mund të shkaktojë edhe ankth, por asnjë provë e fortë nuk e mbështet këtë ide.
Osteoporozë: Mungesa e magnezit mund të rrisë rrezikun e osteoporozës dhe frakturave të kockave, megjithëse ky rrezik ndikohet nga shumë faktorë.
Lodhje dhe dobësia e muskujve: Mungesa e magnezit mund të shkaktojë lodhje ose dobësi të muskujve. Sidoqoftë, këto nuk janë shenja specifike nëse nuk shoqërohen nga simptoma të tjera.
Presioni i lartë i gjakut: Provat sugjerojnë se mungesa e magnezit mund të rrisë presionin e gjakut. Për më tepër, suplementet mund ndihmojnë njerëzit me presion të lartë të gjakut.
Astma: Mungesa e magnezit është shoqëruar me astmë të rëndë. Sidoqoftë, roli i tij në zhvillimin e astmës nuk është kuptuar plotësisht.
Rrahjet e parregullta të zemrës: Një nga simptomat e mungesës së magnezit është aritmia e zemrës, ose rrahjet e çrregullta të zemrës, të cilat mund të rrisin rrezikun e ndërlikimeve më serioze, të tilla si goditje në tru.
Më poshtë është përmbajtja e magnezit në 100 gram te disa prej burimeve më të mira të tij:
Bajame: 270 mg
Farat e kungullit: 262 mg
Çokollatë e zezë: 176 mg
Kikirikë: 168 mg
Kokoshka: 151 mg