7 sekrete mëngjesi (përveç palestrës) për një bark të sheshtë

7 sekrete mëngjesi (përveç palestrës) për një bark të sheshtë

Barku! Pjesa më e sikletshme, më e mundimshme dhe më e vështirë për t’u hequr pavarësisht aktivitetit fizik apo kujdesit në regjimin ushqimor. Gjithsesi, kjo s’do të thotë se është e pamundur të keni një barkë të sheshtë. Përpos faktorëve kyç që përmendëm më sipër, ka dhe disa hile të tjera që funksionojnë, kryesisht nëse i bëni në mëngjes.

1. Mos nxitoni

E dimë që mund të keni menduar të kundërtën sa herë vraponi për të shkuar në punë a në shkollë, por stresi i atyre momenteve nuk është në anën tuaj. Hormoni i kortisolit do të rritet në ato çaste dhe kjo ndikon në mundësinë për të shtuar peshë pikërisht në zonën e barkut.  Merreni me qetësi rutinën ditore.

2. Bëni një mini-stërvitje

Nëse stërvitja është gjëja e parë që bëni në mëngjes, po i bëni një nder shumë të madh trupit tuaj. Do të jeni më energjik dhe do ta ndjeni gjithë kohës barkun e sheshtë.

3. Konsumoni proteina dhe fibra

Mëngjesin fillojeni duke ngrënë ushqime proteinike pasi studimet kanë treguar se kjo çon në reduktimin e shëndetit në zonën abdominale. Përveç vezëve mos harroni farat, brokolin, avokadon, etj- janë burim fantastik fibrash.

4. Pini ujë në vend të lëngjeve

Në vend të një lëngu frutash në mëngjes pini një gotë ujë. Kështu jo vetëm eleminoni fruktozën e panevojshme, por hiqni nga trupi gjithë toksinat e dëmshme.

5. Pini çaj jeshil

Kafen e mëngjesit zëvendësojeni me çaj jeshil. Të dyja përmbajnë kafeinë dhe antioksidantë, por çaji do t’ju ndihmonte më shpejt në humbjen e peshës rreth barkut.

6. Merrni bukën me vete

Duke e bërë zakon marrjen e vaktit me vete në punë, do ta ndjeni veten më të kontrolluar sesa t’ja lini në dorë një pjate të shijshme (dhe jo aq të shëndetshme në restorant). Kjo strategji e zgjuar do t’ju ndihmojë gjithashtu të humbisni peshë në zonën e barkut.

7. Lëvizni në këmbë ose me biçikletë.

Tirana është e vogël dhe biçikleta ju shpëton dyfish.

Burimi: Bright Side

Shpërndaje në: