7 ‘sekrete’ bukurie që duhet t’i dijë çdo vajzë
– Çaji jeshil
Përveçse një pije shumë e mirë detoksi, çaji jeshil mund të jetë po aq i efektshëm edhe për lëkurën tuaj. Bustinat e çajit jeshil ndihmojnë në uljen e syve të fryrë dhe konsumi i tij është i këshillueshëm për një metabolizëm më të mirë.
– Vaselinë
Përdorni vaselinë për krehjen e vetullave. Jo vetëm që ato do t’ju duken më të buta dhe të rregullta, por do t’ju ndihmojë edhe në rritjen e tyre. Nëpërmjet vaselinës mund të krijoni edhe efektin e “eyebrow lamination” në shtëpi, me fare pak kosto.
– Mos i prisni kutikulat
Daljet e holla jashtë thonjve të dorës, ndonjëherë bëhen synimi i radhës për t’u hequr, por përpiquni mos ta bëni këtë. Kutikulat veprojnë si një lloj mbrojtjeje dhe nëse prishen, do të lënë hapësirë për baktere dhe infeksione.
– Larja e fytyrës
Përpiquni ta evitoni ujin e nxehtë, ose shumë të ngrohtë kur lani fytyrën. Përdorni ujë të ftohtë ose ujë në një temperaturë normale ambienti.
– Vaj Kastori
Për qerpikë të gjatë e të fortë, aplikoni vaj kastori në qerpikët tuaj. Nëse e bëni rregullisht, do të vëreni ndryshime të dukshme.
– Aloe Vera
Xheli i Aloe Vera-s mund të jetë një nga produktet më të mira për lëkurën. Jo vetëm i freskët dhe hidratues, por edhe shumë i mirë në parandalimin e akneve dhe përtharjen e atyre aktuale.
– Uji
Gjëja më e mirë që mund të bëni për paraqitjen tuaj fizike, por jo vetëm, është të pini sa më shumë ujë. Vendosni orare ose përdorni një aplikacion që ju rikujton të pini ujë, derisa ta bëni pjesë të rutinës suaj konsumin e të paktën 7-8 gotave ujë.