7 mite rreth të qenit nënë

7 mite rreth të qenit nënë

Çdo mama dëshiron të jetë e përsosur dhe praktikisht çdo nënë e bën gabimin e besimit të miteve të caktuara për mënyrën e rritjes së fëmijëve.

Nuk është për t’u habitur që shumë gra nuk kanë besim në aftësitë e tyre. Pra, çfarë duhet të ketë një nënë e mirë? Më poshtë gjeni disa mite rreth prindërimit dhe realitetin që e shoqëron.

Fëmijët e një nëne të mirë nuk qajnë kurrë

Ku është parë një fëmijë që nuk qan! E nëse një fëmijë qan nuk është faji i nënës gjithmonë! Gjithmonë të qarat dhe prapësitë i lidhim me fëmijët dhe kjo nuk do të ndryshojë për asnjë nënë.

Një nënë e mirë sakrifikon veten për fëmijën e saj

Një nënë sakrifikon gjithmonë për fëmijët e saj. E sakrificat e saj nisin që kur fëmija ngjizet brenda saj. Por kjo nuk do të thotë që një nënë duhet të heqë dorë nga nevojat e saj e të mos i plotësojë. Për sa kohë që fëmija është mirë dhe nën kujdesin e dikujt, nëna relaksohuni dhe kryeni nevojat e tyre.

Një nënë e mirë është e gëzuar orë e minutë

Një nënë nuk është robot! Duke qenë njeri ajo përjeton të gjitha llojet e emocioneve si të gjithë ne. Ato duan të qeshin, të qajnë, të përkëdhelen, të këshillohen, të ndjejnë përkujdesje.

Fëmijët e një nëne të mirë nuk sëmuren asnjëherë

Nëna është magji në gjithë qenien e saj! Por kjo nuk do të thotë se fëmijët nuk do të sëmuren kurrë!

Një nënë e mirë gjithmonë e di se çfarë dëshiron fëmija i saj

Nëna çfarë nuk di! Por ajo nuk mund t’i dijë të gjitha dhe t’i parashikojë të gjitha! Fëmijët mund të qajnë dhe ajo mund të mos e dijë gjithmonë se përse po ndodh një gjë e tillë. Me kohën do të mësojë gjithnjë e më shumë mbi fëmijën e saj!

Një nënë e mirë asnjëherë nuk bëhet me nerva ndaj fëmijëve të saj

Janë të rralla nënat që nuk nervozohen me fëmijët e tyre! Nëse jeni një e tillë, bravo ju qoftë! Nëse nuk jeni një e tillë, mos u shqetësoni! Meqenëse jeni njerëzore, ju takon edhe juve të nervozoheni nganjëherë!

Një nënë e mirë ka fëmijë miqësorë

E vërteta është se nuk është gjithnjë në dorën e nënës të ketë fëmijë miqësorë! Pavarësisht se ajo mund ta ketë parapërgatitur fëmijën e madh për vogëlushin që po vjen në jetë, ajo nuk mund të frenojë ndjenjat e tyre.

E cili fëmijë nuk do të bëhej xheloz, kur dje pate gjithë vëmendjen e familjes e sot sa erdhi ky kolopuçi ta mori të gjithën! Të gjithë jemi bërë xhelozë e nuk kemi qenë edhe aq miqësorë gjithmonë! Ndoshta jemi ende, pakëz!

Shpërndaje në: