7 gola, ndeshje e çmendur, Guardiola kundër Ancelottit – Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Championsit

7 gola, ndeshje e çmendur, Guardiola kundër Ancelottit – Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Championsit

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Man Cityt dhe Real Madridit, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Cityt u tregua më e vendosur si Reali, ku dhe fituan takimin në fund, shkruan Periskopi.

Ishte vërtetë lojë e çmendur ku u shënuan plotë 7 gola 4 nga City e 3 nga Reali.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2:1 në të mirë të klubit anglez, ku golat i shënuan, De Bruyne dhe Jesus, ndërkaq për Realin realizoi Benzema.

Por, me të filluar pjesa e dytë ndryshoi përsëri loja.

City shënuan edhe dy herë të tjera përmes Foden dhe Silvas.

Ndërsa, Reali nuk u dorëzua asnjë çast, pasi Vinicus dhe Benzema vendosën fatin e takimit në 4:3.

Presim se çfarë do të ndodh në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në ‘Bernabeo’.

Shpërndaje në: