7 gjëra që duhet të keni parasysh, nëse doni të mbani nën kontroll peshën

7 gjëra që duhet të keni parasysh, nëse doni të mbani nën kontroll peshën

#1 – Hidratimi

Shpesh, ne ndihemi të uritur, kur në të vërtetë jemi thjesht të etur.

Hidratimi i duhur ka një mori përfitimesh dhe humbja e peshës është një prej tyre. Studimet thonë se hidratimi i rregullt ul rrezikun e shfaqjes së mbipeshës, kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

#2 – Mekanizma të shëndetshëm mbrojtjeje/përballimi

Psikologu Glenn Livingston botoi një artikull në psychologytoday.com që tregon se individët mbipeshë shpesh hanë si një mekanizëm përballues për stresin, zemërimin dhe emocione të tjera negative.

Ushqimi mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë në periudhën afatshkurtër, por nuk është një mënyrë e mirë për të zgjidhur problemet tuaja.

Nëse ndiheni të mbingarkuar nga stresi, ankthi ose emocione të tjera negative, atëherë duhet të gjeni mekanizma më të mirë për t’i përballuar ato dhe të kërkoni ndihmë profesionale.

#3 – Ndërgjegjësimi për kaloritë

Për të humbur peshë, ose për të mos fituar më shumë seç duhet, ju duhet të kuptoni nevojat tuaja kalorike.

Të gjithë janë të ndryshëm, prandaj mos u përpiqni të kopjoni marrjen e kalorive të dikujt tjetër. Gjatësia, mosha, pesha aktuale, seksi dhe niveli i aktivitetit janë faktorët kryesorë të marrjes suaj ideale ditore të kalorive.

Kjo mund të jetë një llogaritje komplekse, prandaj duhet të flisni me mjekun ose dietologun tuaj për të kuptuar më mirë nevojat tuaja kalorike. Llogaritësit në internet ekzistojnë dhe ato mund të jenë të dobishëm, por sigurohuni të gjeni një burim të sigurt.

#4 – Shmangni “grazing”

Grazing – është kur për përtypeni gjatë gjithë ditës, thuajse pa vetëdije me snacks apo ushqime të tjera të shpejta.

Pas këtyre “ushqimeve” ju do të ndiheni shum shpejt të uritur, duke kërkuar më shumë, ndërkohë që sheqeri në gjakun tuaj, sa vjen e rritet.

#5 – Hani larg televizorit/kompjuterit

Është e lehtë të shikoni një film a dokumentar, ndërkohë që hani gjatë gjithë kohëzgjatjes së filmit, por kjo mund të jetë një nga arsyet kryesore pse po shtoni në peshë.

Një ekip profesionist i ushqyerjes në Academ.oup.com zbuloi se njerëzit që nuk i kushtojnë vëmendje pjatës së tyre, nuk e dinë sa kanë ngrënë. Nëse nuk keni kujdes për atë që po hani, atëherë do të ndiheni sikur keni ngrënë më pak.

Perceptimi juaj për madhësinë e vaktit tuaj ka një efekt të madh në urinë tuaj.

#6 – Porcione më të vogla

Për të humbur peshë, duhet të konsumoni më pak kalori sesa digjni dhe për të ruajtur peshën, duhet të konsumoni po aq kalori sa digjni.

Madhësitë e porcionit janë një nga faktorët më të mëdhenj të konsumit tuaj të përgjithshëm të kalorive, kështu që zvogëlimi i madhësive të pjesëve mund t’ju ndihmojë të humbni dhe mbani peshën.

Sipas një grupi specialistësh të ushqyerjes në ncbi.nlm.nih.gov, ndjenjat tuaja të ngopjes dhe kënaqësisë kanë një element të madh psikologjik, prandaj është e rëndësishme t’i paraqisni vaktet tuaja, në një mënyrë që nuk i bën ato të duken të vogla.

Mendja juaj mund të jetë një pengesë e madhe, kështu që ndonjëherë, duhet të gjeni mënyra krijuese për të mashtruar veten!

#7 – Stërvituni rregullisht

Ushtrimet dhe stërvitja e rregullt, jo vetëm që janë ndër faktorët kryesorë të peshës suaj trupore, por ato ndikojnë dhe në gjendje tuaj shpirtërore. Janë një rrugëdalje nga stresi dhe negativiteti, pra, kur ushtroheni, ju po stërvisni edhe mendjen, jo vetëm trupin!

Shpërndaje në: