7 faktorët që e ngadalësojnë metabolizmin
Në këtë artikull duam t’ju tregojmë faktorët më të zakonshëm që shkaktojnë ngadalësim të metabolizmit. Ndoshta për disa nga këto arsye nuk jeni në gjendje të humbni peshën që doni të humbni.
Metabolizmi i ngadaltë
Nëse një person bën një shpenzim kalorik më të ulët se ajo që konsiderohet normale në bazë të moshës së tij, seksit, peshës dhe gjatësisë, kjo do të thotë se ai ka një metabolizëm të ngadaltë. Ky person do ta ketë më të vështirë për të djegur yndyrë dhe për këtë arsye ndodh grumbullimi në sasi të mëdha i yndyrnave, duke shkaktuar mbipeshë dhe obezitet. Le të shohim së bashku 7 faktorët që shkaktojnë metabolizëm të ngadaltë:
Ndjekja e një diete specifike
Gjithmonë është mirë të mos e ndjekim një dietë deri në detaje, sepse shumica e tyre fokusohen në një eliminim të rreptë të ushqimit që na siguron energji.
Hidratoni vetëm me ujë
Është thelbësore ta mbani trupin të hidratuar, por kurrë nuk duhet ta teproni me lëngje sepse kjo gjendje mund të pasohet nga hiperhidratimi. Për më tepër, nuk është e vërtetë që duhet të pini vetëm ujë për t’u hidratuar, mund të përgatisni edhe lëngje të shtrydhura, lëngje me fruta të stinës apo çajra të ndryshëm.
Merrni shumë kripëra
Ne duhet të bëjmë gjithmonë kujdes me nivelet e natriumit në trupin tonë. Kjo substancë luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e metabolizmit tonë, ul hormonet e stresit dhe nxit tretjen, por marrja e kripës duhet të jetë gjithmonë e kufizuar, në të kundërt favorizon hipertensionin.
Hani shpesh perime të papërpunuara
Perimet janë mjaft të rëndësishme për trupin tonë, sepse janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese, megjithatë është më mirë t’i konsumojmë gjithmonë të gatuara. Perimet e papërpunuara përmbajnë shumë celulozë, e cila është një fibër që përdoret në prodhimin e letrës dhe kartonit. Sistemi ynë tretës nuk është në gjendje të përpunojë sasi të mëdha të kësaj substance dhe për këtë arsye mund të na bëjë të vuajmë nga metabolizmi i ngadaltë.
Bëni shumë stërvitje
Stërvitja është gjithmonë e mirë, por nuk duhet ta teproni asnjëherë! Shmangni realizimin e shumë stërvitjeve “kardio” dhe zëvendësojeni atë duke bërë një shëtitje të gjatë me ecje normale, ose shëtitje me biçikletë.
Konsumoni shumë fibra
Fibrat mund të ngadalësojnë metabolizmin, nëse përthithen shumë në trupin tone, pasi përmbajnë disa elementë që mund të pengojnë përthithjen e lëndëve të tjera ushqyese të rëndësishme.
Konsumimi i tepërt i mishit
Shumë persona preferojnë të hanë mish të bardhë për të fituar muskuj, por duhet të ndiqni gjithmonë një dietë që nuk bazohet vetëm në këtë element ushqimor. Është më mirë të hani mish nga kafshë barngrënëse dhe të rritura në vend.