7 arsye pse nuk i pëlqejmë të hënat, mësoni si t’i doni më shumë
Nuk i durojmë dot dhe kjo nuk është aspak e zmadhuar. E hëna është dita më e padëshiruar e javës nga kushdo që duhet të dalë shpejt në mëngjes, nga shtëpia, për të shkuar në punë, ose në shkollë. E premtja, sa për sqarim, duket se është dita më e dashur e javës. Si ka mundësi, kush ka ndonjë ide?
Por le të kthehemi te e padëshiruara, e hënë. Aq e padëshiruar, aq depresionuese, sa e hëna, sipas shumë studimeve, është dita në të cilën ne priremi të ankohemi pothuaj dy herë më shumë sesa çdo ditë tjetër të javës. Është aq e padëshiruar, dhe kjo, në nivel botëror, sa është dita që në total llogarit më shumë minuta vonesë në punë.
Po pse e kemi kaq shumë inat të hënën? Çfarë na lëndon te kjo ditë? Çfarë do thoshit nëse dikush ka arritur deri aty sa të rreshtojë arsyet më të qenësishme për të mos e dashur të hënën? Ja ku janë, sa për të hapur bisedën. Ndjehuni të lirë të kontribuoni me arsyet persnoale, nëse keni sigurisht …
Stresi për punën që ju pret në ditët në vijim, po nis një javë e re dhe fundi as nuk i duket…
Të hënën kthehesh në rutinë, ndërsa gjatë fundjavës nuk ke pasur fare rutinë. Traumatike.
Gjatë fundjavës del dhe fle më pak, të hënën zgjohesh, me zile alarmi dhe me një mungesë gjumi të ndjeshme…
Gjatë fundjavës ha pak më shumë, por sidomos pi më shumë sesa gjatë pjesës tjetër të javës. Përfundimi? Një gjendje jo e mirë. Një shqetësim fizik dhe psikologjik. Fikeni atë zile!!!
E hëna është dita kur paraqiten më shumë dorëheqje nga puna. Një tjetër studim, tregon, jo surprizë tashmë, që e marta është dita kur paraqitet numri më i madh i kërkesave për punësim. E njeh rastin? Nuk besojmë.
Rihyrja në vendin e punës, ose në shkollë, vë në krizë nevojën tonë për siguri. Po sikur të ketë ndryshuar diçka gjatë fundjavës? Nuk e mendojmë këtë, por frika mos gjejmë një surprizë të pakëndshme, edhe vetëm pas dy ditësh largësi, rrisin shqetësimin e rikthimit.
Nuk të pëlqen fare puna jote. Përkundrazi. Dhe të rikthehesh në punë, kur ajo nuk të pëlqen, është shkak i rëndësishëm logjik i pështjellimit tënd.
Të hënë të mbarë të gjithëve…
Mësoni ta doni të hënën!