Zbulohet Qeveria Kurti/ Morën meritat për shtrimin e rrugës Dragash-Brod pa dhënë ansjë cent, por investuan vetëm në sinjalistikë
42 kilometra të aksit rrugor Zhur-Brod, që lidh fshatrat Zhur, Dragash dhe Brod i kanë kushtuar buxhetit të shteti 8 milionë euro.
Për këtë investim që pritet t’i hapë rrugë turizmit në Dragash, po i mban meritat kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kontrata për rehabilitimin e kësaj rruge ishte nënshkruar në korrik të vitit 2019-të dhe kap vlerën e 8 milionë euro.
Nga një postim i vitit 2018 të ish-zëvendësministit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi shihet se për këtë projekt ishte ndarë buxheti qysh 6 vjet më parë.
Ish-kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jonuzi, tha se për këtë rrugë Qeveria Kurti ka investuar vetëm në sinjalistikë.
”Në vitin 2021 i pat tërhek mjetet nga kjo rrugë…pastaj një kohë të gjatë nuk është punuar fare. Dy-tri vitet e fundit janë kryer disa punë të cilat kanë mbet është kryer sinjalistika rrugore, mbrojtëset e kështu me radhë”, tha Jonuzi.
Sipas platformës e-Prokurimi, që nga viti 2021 e deri në maj të vitit 2024 në lidhje me punimet në këtë rrugë nuk është hapur asnjë tender. Tenderi i vetëm që ishte inicuar ishte ai për sinjalizim.