600 ndeshje me Barcelonën, Shakira dyshon se Pique ‘është bërë nga një material që veç Zoti e di”

600 ndeshje me Barcelonën, Shakira dyshon se Pique ‘është bërë nga një material që veç Zoti e di”

Shakira ka përgëzuar partnerin e saj Gerard Pique, pasi qendërmbrojtësi bëri paraqitjen e tij të 600-të për Barcelonën të dielën mbrëma.

Pique filloi në qendër të mbrojtjes, ndërsa Blaugranët siguruan një fitore 4-0 ndaj Osasuna, përpara se Shakira të hynte në Instagram për ta uruar atë.

“600 ndeshje! Nuk mendoj se kam bërë ndonjëherë 600 koncerte”, shkruante mbishkrimi.

“Arritjet tuaja janë të paprecedentë”.

Këngëtarja kolumbiane vazhdoi të shkruante një mesazh të ngrohtë për ndikimin e Piques në jetën e saj, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

“Ti je bërë nga një material që vetëm Zoti e di dhe për mua je shembulli më i mirë i luftës, këmbënguljes dhe sinqeritetit për fëmijët tanë”, ka shkruajtur Shakira.

“Ke shumë për të na dhënë. Në futboll dhe në shumë aspekte të tjera të jetës tënde të jashtëzakonshme”.

 

Shpërndaje në: