6 veshje të thjeshta trend, që do duan t’i provojnë të gjithë këtë dimër!

6 veshje të thjeshta trend, që do duan t’i provojnë të gjithë këtë dimër!

Kur mendojmë për “veshjen perfekte” mund të na vijnë shumë ide ndërmend, në varësi të stilit tonë të përditshëm apo vendit ku do shkojmë.

Sidoqoftë, për disa kombinime biem të gjithë dakord, që duhet t’i realizojmë.

Të thjeshta, praktike dhe shumë të rehatshme, më poshtë gjeni 6 prej kombinimeve më “cool” dhe më të lehta për këtë sezon dimri.

Një pulovër rreth supeve është një mënyrë e thjeshtë për “ta ngritur veshjen”. Ju e bëni atë automatikisht më chic dhe më të shtrenjtë.

6 veshje të thjeshta trend, që do duan t’i provojnë të

Një xhup i fryrë “puffer” dhe një kostum sportiv është kombinimi i momentit! Jep idenë e dikujt që s’e vret shumë mendjen se çfarë vesh, sepse duket mirë me të gjitha.

6 veshje të thjeshta trend, që do duan t’i provojnë të

Vendosni një pallto mbi çfarëdo lloj veshje dhe ja ku krijuat një pamje klasike. Sigurisht, s’është dhe kaq e thjeshtë, por kur palltoja mbulon pjesën më të madhe të rrobave që keni në trup, nuk duket dhe shumë e vështirë.

6 veshje të thjeshta trend, që do duan t’i provojnë të

Të apasionuarave pas modës, nuk mund t’ju ketë shpëtuar kombinimi: Fund + pulovër. Bëhuni gati ta shihni shpesh edhe këtë dimër.

6 veshje të thjeshta trend, që do duan t’i provojnë të

Një veshje “me shtresa”, do të thotë praktikisht “të vishemi trashë”, por me stil. Palltot maxi, pulovrat me thurje, këmishat etj, janë disa nga elementet për një veshje të tillë.

6 veshje të thjeshta trend, që do duan t’i provojnë të

Gjasat janë që ju të keni një palë xhinse “skinny” në garderobën tuaj. Me një pallto të ngjashme, ju ndryshoni tërësisht veshjen tuaj.

6 veshje të thjeshta trend, që do duan t’i provojnë të

Shpërndaje në: