6 trika të dobishme që ju duhen për veturën tuaj, kudo që të shkoni

6 trika të dobishme që ju duhen për veturën tuaj, kudo që të shkoni

Më poshtë, ju sjellim 6 trika të dobishme që ju duhen për veturën tuaj, kudo që të shkoni.

1. Shkrini akullin në dorezat e dyerve të veturës me pastrues duarsh

t111

A keni ditur se dezinfektuesi i duarve mund të shkrijë akullin dhe borën? Herën tjetër që është shumë ftohtë dhe dorezat e dyerve të veturës janë të ngrira, përdorni pak dezinfektues anti-bakterial që ka alkool dhe akulli dhe bora do të largohen shumë shpejtë.

2. Largoni gërvishtjet në veturë me pastrues të thonjve

t222

Nëse e keni gërvishtur veturën, mënyra më e mirë për të hequr gërvishtjen është duke përdorur pak pastrues të thonjve, transmeton GazetaExpress.

3. Përdorni tepihët e veturës kur ngecni në borë

t333

Nëse ngecni në borë, përdorni tepihët që ndodhen brenda në veturën tuaj, që vetura lehtësisht të kalojë.

4. Mbajeni celularin me një ‘rrip’ elastik

t444

Nëse nuk keni se ku ta lini celularin përderisa jeni duke vozitur dhe njëkohësisht duke shikuar në të, qoftë për GPS apo diçka tjetër, mënyra më e mirë është që me një rrip elastik ta vendosni atë që të rrijë në mënyrë të qëndrueshme në veturë. Këtë mund ta bëni duke e shikuar foton më lartë.

5. Jepni veturës një shkëlqim dhe një mbrojtje nga shiu me shampon të flokëve

t555

Nëse nuk keni ndonjë mënyrë tjetër se si t’i jepni veturës një shkëlqim mahnitës, ju mund ta bëni këtë me shampon flokësh. Do të mahniteni nga rezultatet!

6. Pastroni dritat me pastë dhëmbësh

t666

Nëse ju duket se nuk po pastrohen mirë kur po e pastroni veturën në autolarje, ju mund t’i pastroni dritat me pastë dhëmbësh.

Shpërndaje në: