6 trendet e bukurisë që duhet t’i provoni të paktën njëherë para se të mbarojë vera!
Trendet më të guximshme të bukurisë u vunë re këtë sezon veror, kur mund të themi se kemi pasur shumë dorë të lirë me ngjyrat e ndezura!
Po, po, këtë verë kemi bërë qejf me ngjyrat neon të cilat janë bërë pjesë e trendeve të bukurisë që po ndjekin fashionistat.
Më poshtë keni çdo trend të ri të bukurisë që do të dëshironit ta provonit të paktën njëherë:
Sytë neon!
Nuk ka rëndësi nëse është toni apo peneli mnë ngjyrë neon, e rëndësishme është që sytë tuaj të shkëlqejnë shumë, po shumë aman!
Manikyri French por me ngjyra!
Pas Bella Hadid tani një numër i madh të famshmesh janë fiksuar me këtë model manikyri që ngjan disi me atë French, por është me ngjyrë dhe me një formë gjatësore si te fotoja e Elvanës më poshtë.
Buzëkuqi super i kuq!
Buzëkuqin e kuq si gjaku duhet ta keni patjetër në kuletën tuaj të produkteve të makijazhit, dhe mos ta dëgjojmë shprehjen: “Nuk më shkon!” Çdokujt i shkon, mjafton të gjeni nuancën e duhur!
Onde të mëdha dhe me volum!
Flokë të dendur dhe me volum janë kryefjala e verës 2019. Nisur nga Luana Vjollca te Xhensila Myrtezaj, vajzat shqiptare preferojnë këto modele:
Karfica anësore në flokë!
Nëse ka një aksesor që e kemi parë shpesh në fotot e fashionistave është karfica. Nuk ka rëndësi nëse i vendosni dyshe ose treshe, janë me perla apo me gurë, karficat e vendosura në pjesën anësore të flokëve janë qershia mbi tortë e këtij sezoni.
Gërshetat
Modeli më “in” i flokëve kur je në plazh, është ai i gërshetave. Një numër i madh vajzash të ekranit shqiptar kanë preferuar t’i mbajnë flokët gërshet në plazh dhe jo vetëm se janë praktike por sepse duken cool.